WASHINGTON - Skulpturat e pazakonshme dhe unike kinetike, që lëvizin me fuqinë e erës, janë veprat e artistit Anthony Howe. Karikatura që duken si të dala nga përrallat, të cilat vihen në lëvizje përmes një magjie, në fakt lëvizin bashkë me erën, kurse qindra pjesë metalike përthithen nga rrezet e dritës duke krijuar efekte magjike.
Artisti Anthony Howe ia ka kushtuar jetën krijimit të skulpturave kinetike të pazakonshme, të cilat, ndryshe nga të zakonshmet, lëvizin me ndihmën e erës. Secila nga strukturat e tyre kinetike është tregim në vete, që duket magjike dhe nga pak ireale.
Skulpturat i bën nga një lloj çeliku që nuk ndryshket dhe secila pjesë nga të cilat bëhen, vihet me kujdes që në korrelacion të përsosur me erën dhe dritën të përfitohet efekti më mrekullues. Anthony Howe ka filluar të merret me art qysh më 1952, kurse skulpturat kinetike nisi t’i bëjë më 1989.
/Shqiptarja.com