Sky Sport: Hysaj, talenti mbreslënës që nxori Serie A

Sky Sport e ka renditur Elseid Hysajn në mesin e 20 lojtarëve të rinj që shpërthyen gjatë këtij viti në Europë. “Hysaj e ka bërë të vetin krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po e shfrytëzon në maksimum mundësinë e madhe me fanellën e Napolit, duke qenë i pazëvendësueshëm për Sarin si te Empoli edhe te Napoli. Elseid Hysaj është pa dyshim një ndër talentet më mbresëlënës që ka nxjerrë futbolli italian gjatë vitit 2015 dhe do ta shohim protagonist edhe në Evropian me Shqipërinë”, thuhet në komentin e Sky Sport për shkodranin. 20 lojtarët që kanë spikatur më shumë në Europë sipas Sky Sport: Elseid Hysaj, Federico Bernardeschi, Marco Benassi, Hakan Calhanoglu, Jason Denayer, Eric Dier, Gianluigi Donnarumma, Breel-donald Embolo, Alen Halilovic, Jordon Ibe, Anthony Martial, Santi Mina, Leroy Sane, Saul Niguez, Bernardo Silva, John Stones, Denis Suarez, Youri Tielemans, James Ward-Prose, Inaki Williams. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)