Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë

Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë

Zgjedhjet në Sllovaki

Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet parlamentare në të cilat pritet një luftë e fortë mes ish-kryeministrit majtist, Roberto Fico – i cili është zotuar t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe liberalëve pro-perëndimorë.

Sondazhet kanë treguar rezultat të barabartë mes dy partive para votimit të zgjedhjeve të së shtunës, fituesi i të cilave do ta ketë mundësinë ta formojë një qeveri për zëvendësimin e administratës së përkohshme, e cila e ka udhëhequr vendin me popullsi prej 5.5 milionë banorë që nga muaji maj.

Nëse Fico fiton, atëherë kjo nënkupton se Sllovakia do t’i bashkohet Hungarisë si dy vendet e BE-së që e sfidojnë konsensusin e bllokut për mbështetjen e Ukrainës, në një kohë kur Bashkimi Evropian po përpiqet të jetë i bashkuar në kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

As partia e Ficos, SMER-SSD (Drejtimi Social Demokrat), e as Partia Sllovakia Progresive (PS), e cila udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Michal Simencka, nuk pritet ta fitojnë shumicën në këto zgjedhje, që do të thotë se e ardhmja e qeverisë së do të varet nga rezultatet e disa partive të vogla, nga ato liberale te ato të ekstremit të djathtë.

Partia Zëri e Peter Pellegrinit, ish-pjesëtarit të SMER-SSD dhe kryeministrit nga 2018 deri më 2020, pritet të dalë e treta dhe mund ta thotë fjalën e fundit për formimin e qeverisë së re.

Ai i ka mbajt të hapura mundësitë, por e pranoi këtë javë se partia e tij është më e afërt me Ficon.

Qëndrimet pro-ruse të Ficos pasqyrojnë disponimin e shoqërisë sllovake, i cili tradicionalisht ka qenë relativisht më i ngrohtë për Rusinë. Kjo ndjesi është përforcuar nga narrativet pro-ruse dhe dezinformatat në rrjetet sociale.

“Fico ka përfituar nga i gjithë ankthi të cilin e solli pandemia (koronavirus) dhe lufta (në Ukrainë), nga zemërimi që është përhapur në Sllovaki në tri vjetët e fundit, dhe nga nxitja e atij zemërimi”, tha sociologu Michal Vasecka.

Fico është zotuar se do ta ndalë furnizimin ushtarak për Ukrainën dhe se është i etur për bisedime për paqe. Ky është një qëndrim i përafërt me atë të liderit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili kundërshtohet nga Ukraina dhe aleatët e saj, të cilët thonë se kjo vetëm do ta inkurajonte Rusinë.

Ai i ka kritikuar edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa votimi do të mbyllet në orën 22:00./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille