BRATISLAVË - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se aleatët e Kievit duhet ta ndihmojnë këtë të fundit për t'i paguar Rusisë borxhin për gazin.
Ajo iu përgjigj kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili konfirmoi, gjatë konferencës të përbashkët për shtyp, kundërshtimin e tij për një ndihmë financiare për Kievin.
Për kancelaren, secili duhet të japë kontributin e tij edhe Sllovakia gjithashtu. Tashmë ne kërkojmë një zgjidhje, ne nuk e kemi ende dhe dimri ka ardhur tashmë.
Ajo këmbënguli në nevojën për arritjen e një marrëveshjeje mes Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe Rusisë për një zgjidhje që do të mundësonte stabilizimin e furnizimeve me gaz këtë dimër.
Kievi dhe Bashkimi Evropian shpresojnë për miratimin nesër në Bruksel të një marrëveshjeje të përkohshme me Rusinë që parashikon livrimin e gazit rus në Ukrainë dhe tranzitin e tij drejt Evropës në dimër, theksoi grupi publik ukrainas "Naftogaz".
Bëhet fjalë për një qëndrim të përbashkët të Kievit dhe BE-së arritur gjatë bisedimeve në Kiev mes komisionerit evropian për Energjinë, Gunther Oettinger dhe zyrtarëve të lartë ukrainas, një ditë para takimit ministerial në Bruksel kushtuar konfliktit të gazit ruso-ukrainas.
Sllovakia, shumë e varur nga gazi rus, vazhdon të transportojë gaz me fluks të kundërt drejt Ukrainës. Livrimet e gazit rus në Sllovaki kanë njohur rënie të ndjeshme këto javët e fundit./ATSH/
/Shqiptarja.com