BRATISLAVË – Tronditet Sllovakia, ku një student 18-vjeçar ka vrarë me thikë dy persona. Sulmi ka ndodhur rreth orës 13:00 në palestrën e një shkolle në Spišská Stará Ves, një qytet në distriktin Kežmarok, në pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Poloninë.
Sipas informacioneve fillestare nga mediat sllovake, i riu ka vrarë drejtoreshën e shkollës dhe një shok klase, ndërsa një tjetër studente ndodhet në gjendje kritike. Fillimisht, i dyshuari arriti të largohej nga vendngjarja, por policia më pas njoftoi se e ka arrestuar atë.
Sipas faqes së gazetës sllovake Denník N, agresori 18-vjeçar ishte shpërblyer vitin e kaluar si një nga përfaqësuesit më të mirë të shkollës. Ai kishte shkëlqyer në gara rajonale dhe kishte marrë pjesë me sukses në konkurse si Young European, Young Digital European dhe Olimpiadat e Gjuhës Gjermane. Përveç rezultateve akademike, ai e kishte përfaqësuar shkollën edhe në sport: ishte pjesë e ekipeve shkollore të futbollit të vogël, basketbollit dhe floorball-it.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, duke komentuar ngjarjen e rëndë në shkollën në verilindje të vendit, tha se është «e vështirë të kuptohet çfarë ka ndodhur», duke këshilluar që politika të qëndrojë në heshtje.
«Shpreh ngushëllimet e mia dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit», shtoi kryeministri në një mesazh në rrjetet sociale.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
52.9%
-
Të gabuar
44.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46