Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pasaportën nga autoritetet sllovene dhe pritet të rikthehet në Kosovë. Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi ka deklaruar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se kreu i AAK-së do të udhëtojë për në Tiranë, udhëtim i cili është parashikuar sot në orën 00:20.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës në një deklaratë për mediat ka mirëpritur vendimin e autoriteteve sllovene për t’i dhënë fund procedurës për ndalimin e ish-kryeministrit. Ndalimi i Haradinajt cilësohet i paarsyeshëm dhe duke u bazuar në urdhërarrestet e padrejta të Serbisë, sidomos kur kemi parasysh se Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare.
“Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar mirëkuptimin e autoriteteve më të larta sllovene për kërkesën e autoriteteve qeveritare të Kosovës për kthimin e Haradinaj në Kosovë, rithekson kërkesën që Sllovenia të ndërmarrë të gjitha veprimet për të evituar përsëritjen e situatave të tilla, në të ardhmen. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Sllovenisë në proceset e integrimit evropian dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com