Sllovenia nominoi ministren e saj të Zhvillimit, Violeta Bulc si kandidate për Komisionin Evropian, njoftoi agjencia shtetërore sllovene e lajmeve, STA.
Bulc zëvendëson Alenka Bratusek, e cila ishte nominuar më parë si kandidate e vendit të vogël ballkanik në ekzekutivin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ish-kryeministrja ishte menduar të merrte Komisionin e Energjisë, por tërhoqi kandidaturën e saj pasi nuk kaloi testimin nga Parlamenti Evropian.
Ajo u kritikua edhe pse përballej me një akuzë për korrupsion në Slloveni. Bulc, 50 vjeçe, është themeluese e "Vibacom"-it, faqe këshillimore interneti biznesi.
Sllovenja, Alenka Bratusek hoqi dorë nga pjesëmarrja në Komisionin e ardhshëm Evropian, tha dje presidenti i ardhshëm i institucionit, Jean-Claude Juncker. "E respektoj vendimin e Alenka Bratusek për të hequr dorë nga posti i zëvendëspresidentes së Komisionit", theksoi ai në një komunikatë. Bratusek ishte refuzuar dje nga Parlamenti Evropian si zëvendëspresidente e ngarkuar për Energjinë.
Ajo është e vetmja mes komisionerëve të emëruar nga Juncker që nuk mundi të kalojë testin e këtij audicioni, sepse ajo nuk ka qenë bindesë për kompetencat e saj dhe është rrezikuar nga mungesa e mbështetjes nga dy formacionet e mëdha të Parlamentit, PPE dhe socialistët./ATSH/
/Shqiptarja.com