Slloveni, Milva Ekonomi: Shtojmë
aktivitetet në fushën e turizmit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni), të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Počivalšek.

Ministrja vlerësoi faktin se kuadri ligjor i bashkëpunimit mes dy vendeve është i gjerë dhe i shtrirë në disa fusha të bashkëpunimit ekonomik.
 
Ekonomi vlerësoi memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes AIDA dhe SPIRIT në Qershor 2014, si një instrument që mund të nxisë shkëmbimet dhe tërheqjen reciproke të investimeve të huaja.
 
Duke folur për prezencën e biznesit slloven në Shqipëri dhe anasjellas, të dy ministrat ranë dakord se përpjekja duhet shoqëruar në aktivizimin më intensiv të aktiviteteve B2B.
 
Kjo prezencë do të mund të bëhet edhe më e lehtë me zhvillimin e një takimi të ardhshëm mes dy dhomave të tregtisë. Gjithashtu, ministrat diskutuan edhe për shtimin  aktiviteteve në fushën e turizmit.
 
Ministri Počivalšek u angazhua se më shumë njohje të Shqipërisë si destinacion turistik do të mbështetet në të ardhmen nga ministria që ai drejton. 
 
Ministrja Ekonomi ka falënderuar Ministrin Počivalšek për mbështetjen që Qeveria e Sllovenisë ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, ministrja Ekonomi ka falenderuar edhe për gatishmërinë e palës sllovene për të bashkëpunuar në programet e financuara nga Bashkimi Europian, në fushat e sipërmarrjes, standardizimit dhe metrologjisë.
 
“Sllovenia ka qenë dhe mbetet një partnere e mirë për të gjitha hapat e hedhur nga Shqipëria drejt integrimit në familjen europiane, si edhe në përmirësimin e sipërmarrjes, tregtisë, lëvizjes së lirë të mallrave,  legjislacionit tregtar, ndërmarrjet dhe politikat industriale, mbrojtjen e konsumat​orit etj.

"Ndaj jam e sigurt që ky partneritet, do të vijojë dhe do të zgjerohet edhe në zbatimin e programeve të financuara nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit vendi juaj tanimë është prej vitesh"
u shpreh ministrja Milva Ekonomi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake