/ATSH-Gjergji Mima/ - Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Karl Erjavec ka organizuar një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim merrte pjesë ambasadori i Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, si dhe ambasadorët e Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe diplomatë të MPJ sllovene.
Gjatë takimit, Ministri Erjavec njohu ambasadorët me politikën e jashtme të Sllovenisë ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të vendit të tij ndaj integrimeve euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit.
Ambasadorët falënderuan ministrin për nismën e organizimit të kësaj veprimtarie, shprehën mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë dhe nënvizuan nevojën e vijimit në të ardhmen.
Ata konsideruan Slloveninë dhe Kroacinë si avokatë dhe zë i fuqishëm për integrimin evropian të vendeve të rajonit.
Të pranishmit sollën në vëmendje rëndësinë e përfshirjes aktive të gjithë vendeve të rajonit në nismat rajonale. Në këtë kuadër, u soll në vëmendje rëndësia e Procesit të Brdo-Briunit, Forumit Strategjik të Bledit, Konferencës së Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor , si dhe nevoja për të vijuar me nisma të tilla edhe në të ardhmen.
/Shqiptarja.com