Sllovenia JO martesave gay
Sllovenët kanë votuar dje referendumin për të hedhur poshtë martesat mes të njëjtit seks ku pothuajse dy të tretat e zgjedhësve i thanë 'Jo' një projektligji që e përcaktonte martesën si një bashkim konsensual mes dy të rriturve.
Sllovenët kanë votuar dje referendumin për të hedhur poshtë martesat mes të njëjtit seks ku pothuajse dy të tretat e zgjedhësve i thanë 'Jo' një projektligji që e përcaktonte martesën si një bashkim konsensual mes dy të rriturve.
Parlamenti miratoi një ligj për barazinë në martesë, në mars, por kundërshtarët e sfiduan atë para se ndonjë çift gay të mund të martohej. Konservatorët sllovenë, kundërshtonin mbi të gjitha lejimin e çifteve të të njëjtit seks për të adoptuar fëmijë.
Konservatorët , u mbështetën edhe nga Papa Francesku, i cili i kërkoi vendit me shumicë katolike që të mbështesin familjen si pikë reference në shoqëri. Por, deputetët e partisë së majtë të bashkuar, që fillimisht propozoi ndryshimin në ligj, tha se rezultati ishte vetëm një kthim i përkohshëm prapa.
Sllovenia konsiderohet se është mes vendeve ish komuniste më liberale, por të drejtat e gay-ve mbeten një çështje e debatueshme. Në 2012-ën, zgjedhësit refuzuan dhënien e më shumë të drejtave për çiftet gay, në një referendum të ngjashëm.
Rezultati referendumit tregon ndërkohë një ndarje kulturore në Bashkimin Evropian, ku vendet perëndimore po akordojnë më shumë të drejta për personat gay, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodh në vendet qendrore dhe lindore të cilat po i rezistojnë këtyre tendencave.
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
23.6%
-
Jo
71.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjet prej disa ditësh Parku Kombëtar i Tomorit, nis ndërhyrja me avionin rumun për shuarjen e flakëve! Video e aksionit nga ajri
16 Gusht, 09:57
-
U plagos me thikë në Barcelonë, zbulohet foto nga spitali e babait të Lamine Yamal: Isha mes jetës dhe vdekjes, drejtësia do bëhet!
16 Gusht, 09:44
-
Ofensiva e Kurskut, armët e NATO-s luftojnë për herë të parë në Rusi! Kievi avancon në territorin rus, furnizimet evropiane luajnë rolin kryesor
16 Gusht, 09:30
-
Fshehu 60 gramë kokainë në pjesët intime, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë! Qëndronte ilegalisht në Itali, po jetonte në hotel
16 Gusht, 09:10
-
Vrasja në grabitje e aktorit amerikan të 'General Hospital' në SHBA, të paktën 4 të arrestuar
16 Gusht, 08:42
-
VIDEO/ Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra
16 Gusht, 08:08
-
Tentoi të rrëmbejë dy vajza të mitura, shqiptari në SHBA rrezikon burg përjetë
16 Gusht, 08:04
-
Shërbimi Sekret rrit sigurinë për Trump, do ‘rrethohet’ me xham antiplumb gjatë mitingjeve
16 Gusht, 07:56
-
Lufta Izrael-Hamas/ Bombardohen kampet e refugjatëve në Jabalia dhe Nuseirat, të paktën 8 të vdekur! Irani pritet të sulmojë, Katari: Mendohuni
16 Gusht, 07:53
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me barrierat metalike! Shoferi në spital
16 Gusht, 07:43
-
Vdekja e Matthew Perry, pesë persona të akuzuar, mes tyre dy mjekë! I siguruan ketaminën që e vrau, asistenti ia injektoi
16 Gusht, 07:35
-
Sot temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 41 gradë celsius
16 Gusht, 07:16