S'mbajti dot fjalim në Kuvend, Rama e lexon 'live' në Facebook: Një trim kotecesh u sul drejt foltores (VIDEO)

S'mbajti dot fjalim në Kuvend, Rama e lexon 'live' në Facebook: Një trim kotecesh u sul drejt foltores (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në Facebook

Kryeministri Edi Rama publikoi të plotë 'live' në Facebook te rubrika 'Përgjigja ime', fjalimin që nuk mbajti dot nga foltorja e Kuvendit, pas incidentit me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa (Lexo këtu). Kryeministri tha edhe në Kuvend se do të kishte një fjalë të shkurtër dhe kishte menduar që kohën e tij t’ia falte kreu të opozitës, Rama në Facebook, lexon një fjalë jo më shumë se 4 minuta.

"Sot u mblodh Kuvendi për të biseduar për studentët me kërkesë të opozitës, me demek në emër të studentëve. Ndërkohë jashtë Kuvendit ishin mbledhur copat dhe çikat e këtij revolucioni imagjinar dhjetori. Një trim kotecesh u sul drejt foltores me vezët e nxjerra nga xhupi i liderit të PD sapo nisi debati me fjalën time dhe aty mbaroi debati. Opozita bllokoi diskutimin që kërkoi vetë dhe e ktheu seancën në një konflikt rruge", tha Rama në daljen 'live' në Facebook.

Fjala që do mbante Rama në foltoren e Kuvendit: 

Bujarisht më janë dhënë 40 minuta për të folur, por unë minutat e mia do t'ia fal liderit të opozitës kthyer këtu me mandate të pjekura, por jo të djegura. Sot më shumë se asnjëherë, askush më kollaj sesa vetë Lulzim s'mund tua tregojë shqiptarëve është dhe do të jetë kjo maxhorancë qeverisëse. Unë shkoj dhe vazhdoj dialogun e vështirë me studentët sepse ata më shohin mua si mundësi zgjidhje ndërsa këtë protestë e shoh si pikënisje të kapitullit të ri të qeverisjes sonë. Ky parlament nuk ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.

Por edhe unë sot kam nevojë të dëgjoj studentët që ndjehen të papërfaqësuar, jo opozitën e Lulzimit, që përfundimisht as nuk e di, po as ka për ta mësuar kurrë, dallimin mes mandatit të përfaqësimit dhe mandatit të arkëtimit. Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë i dashur Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur vërtetë merakun - sidomos pas gjuimt tënd të drekës, kur niseshe për të takimin me djalin e Fahriut dhe Shqiponjës, e largqoftë  mahmur mund tët ë conin këmbët te sheshi i Republikës së Re. Po shyqyr thuaj vëlla, që studentët e kishin keq fare edhe me motrën opozitare. Kështu që ata s'dinin kë "të kapnin për zhelesh" të parin, siç do të thoshte e dashtuna jote Jozefinë, ndërsa ju i fshehët nëpër turmë ato dy çika parti që ju kanë mbetur dhe ja ku jeni, të dy shëndoshë si molla. 

Hajde tani, merre fjalën time e tregojua vetë shqiptarëve se sa i panevojshëm je për ata, që përveçse mos të të votojnë, mos të të kenë as inat kot, për gjëra që ti jo nuk i bën dot as s'i kupton dot, po mbi të gjitha nuk të interesojnë.

E ndërkohë që lideri i opozitës po vjen të marrë fjalën, pasi për këtë fjalë kaq të rëndësishme sot, sakrifikoi planin e tij strategjik për djegien e mandateve, ju lutem zoti kryetar që nëse ai si zakonisht nuk i konsumon dot të gjitha minutat se i mbaron kaste, t'ia kalonin mbetjen kohore Doktoreshës së Shkencave Ekonomike, zonjës Monika Kryemadhi.

Jam i siguritë se shumica në këtë sallë, e ndan me mua bindjen që Doktoresha, do ta shfrytëzojë çdo minutë për t'u ndriçuar rrugën studentëve që s'e shohin dot me sy (atë jo rrugën), me të gjithë shpirtmadhësinë e saj gati fetare dhe fuqinë e papërgjegjshmërisë së lartë shkencore që e karakterizon, jo vetëm sa herë hap gojën, po sidomos kur harron ta mbyllë atë. 

Suksese të dyve!

**************************

"Kjo pra ishte fjala ime përpara Kuvendit sot ndërkohë që e gjithë vëmendja ime është për studnetët, ata që dialogojnë apo nuk dialogojnë apo ata që refuzojnë këtë opozitë rrugës dhe kotecës. Dialogu do të vazhdojë, ndërkohë që grupet e punës po punojnë intensivisht për dokumentin e një pakti për universitetin, natyrisht duke nisur nga tetë pikat. Ata që duan të kontribuojnë me opinione, prej ditës së djeshme është në dispozicion faqja e dialogut me universitetin te faqja Shqipëriaqëduam.al. Ju mund të njiheni me draftin me tetë pika dhe të përfshiheni në ktë dialog të domosdoshëm për studentët, universitetin dhe shoqërinë", përfundon Rama. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Go ahead: 20/12/2018 22:22

    ..go ahead,mr.Prime Minister!'..po Lulushovic_in e Berishovic-it..,mos e "perkedhel" shume...!..mbrojtja me e mire".,eshte sulmi...

    Përgjigju
  • Roza: 20/12/2018 16:15

    Vazhdoni zoti kryeminister, sepse populli eshte lodhur me rrugacerite e Lulit e kriminel Saliut.

    Përgjigju
    • Genci: 20/12/2018 18:19

      Skizofren I lindur.por edhe droga qe ka konsumuar me pas vajten dopio.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë