'S'na është ndarë balta nga këmbët prej vitesh', 80 familje në Banaj të Dimalit pa rrugë! 'Paguajmë taksa vendore, s'kemi as kosha për mbeturinat'

Jetesa në dimër për 80 familje në fshatin Banaj të bashkisë Dimal bëhet e vështirë. Rruga e fshatit e paasfaltuar mbushet me ujë e baltë. Fëmijët shkojnë në shkollë e kopesht me këmbë të lagura. Banorët thanë se paguajnë çdo vit taksat vendore në bashkinë e Dimalit, por nuk marrin asnjë shërbim. Në fshat s’ka kontejnerë ndaj mbeturinat i hedhin nëpër kanale.

"S'na është ndarë balta nga këmbët prej vitesh. Ne taksat i paguajmë të gjitha se po mos ti paguajmë bashkia na sjell me vrap punonjësit për të na paralajmëruar se do kemi penalitete për vonesat. Nga viti 2017 ne na janë dyfishuar taksat por ne nuk marrim asnjë shërbim. Ne paguajmë taksa për kosha, për pastrim, për gjelbërim, për rrugë,por asnjëren prek ketyre nuk e kemi. Këtu në fshat nuk është investuar prej 30 vitesh, pohojnë banorët. 

Ky fshat është i njohur për prodhimin e produkteve bujqësore në sera, por ata ankohen edhe për mungesën e pastrimit të kanaleve vaditëse.

"Të gjithë kemi investuar në sera, duke shtrirë zorra e tubacione plastike privatisht, për të mundësuar sjelljen e ujit nga lumi drejt tokaver .Ky kanal vaditës është ndëruar si vepër arti në vitin 1956 por prej vitit 2002 ai nuk funksionon më si i tillë”, shprehen banorët.

Banorët e fshatit Banaj pohojnë se sa herë kanë shkuar në bashkinë Dimal, kryetarja Juliana Memaj ka refuzuar t’i presë në takim. Sekretarja i ka udhëzuar të bëjnë ankesa me shkrim, por s’ka marrë asnjëherë përgjigje.

“Vijnë ata të bashkisë hedhin nje makinë zhavorr dhe largohen, por kjo nuk është zgjidhje. Rruga duhet rikonstruktuar e asfaltuar, theksojnë banorët.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë