Stërvitja e kombëtares holandeze në Laussanne, si pjesë e përgatitjeve për Euro 2012, është kthyer në një takim edhe me familjet e futbollistëve. Në fushë bashkë me Wesley Sneijder, këtë herë ishte dhe gruaja simpatike e mesfushorit, modelja Yolanthe Cabau dhe djali i interistit, Jessey, të ardhur na martesa e parë.

“Tulipani foli nga grumbullimi i Holandës edhe për të ardhmen. Wesley Sneijder ka distancuar veten nga spekulimet rreth largimit të tij nga Inter gjatë merkatos së verës.

Holandezi vazhdon të jetë objektiv i gjigantëve të Premierligës përfshirë Manchester Cityn, Chelsea, Manchester Unitedin dhe Arsenalin. Mirëpo, ai ka insistuar se është i lumtur në “Giuseppe Meazza”, ana zikaltër.

“Jam i lumtur te Inter dhe ndihem pjesë e një grupi të bashkuar. Fjalët nga presidenti Moratti më kanë gëzuar, jam i sigurt se vitin tjetër do të arrijmë rezultate shumë më të mira ndërsa edhe do të jemi më të përforcuar”, deklaroi Sneijder për mediat holandeze. (rb/shqiptarja.com)