Moska i ka dhënë Eduard Snowden, të infiltruarit të inteligjencës amerikane, leje qëndrimi për 3 vjet në Rusi, duke e lejuar atë të lëvizë lirshëm edhe jashtë vendit. Vitin e kaluar, Snowden, i cili ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve kishte zbuluar programet e përgjimit të SHBA, përshirë dhe mbledhjen e të dhënave telefonike dhe spiunimin e liderve botërorë.
Aktualisht ai akuzohet nga SHBA për vjedhje të pasurisë kombëtare dhe komunikimin e informacionit të klasifikuar. Snowden kishte marrë azil politik të përkohshëm në Rusi, afati i të cilit kishte skaduar më 31 korrik.
Tashmë Snowden do të duhet të vendosë nëse do të bëhet qytetar i Rusisë ose të kthehet në SHBA.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com