Gjermania vazhdon të kryesojë tabelën e medaljeve të Lojërave Olimpike Dimërore “Soçi 2014”. Pas shtatë ditësh ekipi gjerman ka arritur që të marrë 10 medalje në total, 7 prej tyre të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Kanadaja është e dyta me 4 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta. Norvegjia e treta me 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 6 të bronzta. Holanda është e katërta me 12 medalje, 4 të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta, ndërsa SHBA ndodhet në pozicionin e pestë, me 12 medalje: 4 të arta, 2 të argjendta dhe 6 të bronzta.
Rusia ka fituar gjithsej 11 medalje, 2 të arta, 5 të argjendta dhe 4 të bronzta. Ekipi që ka spikatur më shumë gjatë ditës së sotme ka qenë Zvicra, pasi ka arritur të marrë dy medalje të arta. Sandro Vileta dominoi në slalom të super kombinuar, duke lënë pas Ivica Kosteliç dhe Kristof Inerhofer.
Në ecjen 15 kilometra për meshkuj, medalja e artë u fitua nga zvicerani tDario Kolonja. Kina ka fituar dy medalje të arta në disiplinën e 1000 metra, Zhang Hong ka fituar titullin olimpik me kohën 1:14.02. Në garën e 500 metra, medaljen e artë e fitoi një tjetër kineze, Jianrou Li.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com