Socialistët nga e gjithë bota në Tiranë, Veliaj: Do vazhdojmë progresin! Gjiknuri: PS shembulli i përfshirjes së të rinjve në qeverisje

Socialistët nga e gjithë bota në Tiranë, Veliaj: Do vazhdojmë progresin! Gjiknuri: PS shembulli i përfshirjes së të rinjve në qeverisje

Partia Socialiste po përgatitet për të fituar mandatin e tretë për Bashkinë e Tiranës. Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë Socialiste Erion Veliaj gjatë takimit me të rinjve socialistë të ardhur nga e gjithë bota në Tiranë. 

“Po përgatitemi për betejën e mandatit të tretë në Tiranë, por patjetër edhe për të vazhduar progresin që kemi nisur. Ne e fillojmë fushatën për zgjedhjet e ardhshme në ditën kur sapo shpallet rezultati i zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja pse kemi filluar riorganizimin tonë që vjet sepse besojmë se vetëm një parti, që është në fushatë të vazhdueshme, në mënyrë të pandërprerë, është një parti që mund të ruajë hapin e kohës”, tha Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se PS e merr shumë seriozisht çështjen e të rinjve dhe ajo i ka besuar shumë të rinjve dhe të rejave detyra të rëndësishme përfaqësimi. Ai shtoi se të rinjtë s’mund të trajtohen si ‘garnityrë’ për të duartrokitur liderin në fushatë.“Të rinjtë nuk janë dekor, por për PS ata janë substance”, tha Veliaj.

Nisur nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se socialistët kudo në rajon dhe në botë do të duhet të jenë më solidarë.

“Pyetja tjetër është: çfarë po bëjnë të rinjtë socialistë kudo në botë, me atë që po ndodh në Ukrainë? A jemi të gjithë solidarë? Më rezulton se edhe brenda rajonit tonë, dy nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zero sanksione ndaj Rusisë. Si mundet të kemi ambicien për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian dhe brenda rajonit tonë kemi dy vende, që nuk kanë asnjë sanksion me Rusinë?”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri nënvizoi se PS është shembulli i përfshirjes së të rinjve në qeverisjen e vendit.

“PS është një nga shembujt se si i kemi përfshirë më shumë të rinjtë në qeverisjen e vendit. Qoftë në nivelet më të arta të qeverisjes, qoftë në parti, qoftë në nivelin lokal apo në qeverisjen qendrore. Pse jo për të reflektuar shpirtin që kanë të rinjtë, por dhe shumë nga idetë dhe nevojat që kanë brezat e rinj me qëllim që politika të jetë sa më aktuale për ju Nuk është çështja vetëm e numrave për t’u parë si numra. Por pa të rinjtë, nuk ka një të ardhme një vend. Praktikisht, e ardhmja e një vendi përcaktohet nga ajo çka bën për brezin e sotëm. Nuk jemi ne që t’ju tregojmë se çfarë do të jetë e ardhmja. Kush është ai që e parashikon të ardhmen? Të ardhmen duhet ta parashikoni vetë. Ne duhet t’ju krijojmë kushtet që ju të punoni vetë për të ardhmen tuaj””, tha Gjiknuri.

Ai u bëri apel të rinjve që të bëhen pjesë e aktivizmit politik si një mënyrë për të vendosur vetë për fatet e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip