LONDËR, ATSH-ANSA/ - Katër milionë stërlina nuk janë shumë, nëse mendoni se mund të bleni vendin ku mendohet se është nënshkruar "Magna Carta" në vitin 1215, që konsiderohet si dokumenti i parë që mishëron të drejtat themelore të qytetarit. Në fakt, ky ishull i vogël ndodhet në mes të Thames, në Berkshire, ku mbreti i Aglisë i njohur si John Lackland, u dorëzua në revoltë kundër baronëve duke pranuar garancitë që ata kërkuan. Takimi fatal mendohet se ka ndodhur në Moors Runnymede, i cili sot është përballë ishullit dhe përjashtohet se kjo të ishte pjesa e saj gjatë shekullit XIII. Në vitet 800 është ndërtuar një shtëpi, një vilë me pishinë dhe një port privat, që është pjesë e paketës në treg për vetëm 3 950 000 stërlina./ /l.q/ a.jor.