SHANGAI, ATSH-AFP/ - Një letër e shkruar nga filozofi, Karl Marks, i njohur për kritikën e tij ndaj kapitalizmit, nuk ka gjetur blerës në një ankand në Shangai për shkak të çmimit shumë të lartë.
"Shtëpia e ankandeve 'Hosane', në Shangai, kishte vendosur një çmim prej tetë milionë juan (rreth një milion euro) për këtë letër, por s'ka gjetur blerës", njoftoi sot e përditshmja zyrtare "Global Times".
Letra, shkruar nga Karl Marksi në Mançester në vitin 1869 i përkiste një koleksionuesi kinez. Kjo letër i ishte shitur, sipas shtypit, nga Christie's në vitin 2008, për 6 000 stërlina (rreth 7 600 euro).
Por, koleksionuesi, Liu Debao, i specializuar për objekte revolucionare, konfirmoi për të përditshmen se çmimi i kërkuar në Shangai ishte i paarsyeshëm dhe se demoralizonte blerësit potencialë./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com