ROMË, 5 tetor /ATSH-ANSA/ - Në përvjetorin e tretë të vdekjes së Steve Jobs, më 5 tetor 2011, janë më shumë se një milion mesazhet që lexohen në faqen e krijuar nga "Apple" për të kujtuar një nga figurat më përfaqësuese jo vetëm të teknologjisë, por edhe të kulturës.
Faqja e quajtur "Remebering Steve" ("Kujtojmë Stivin") mbledh kujtime, falenderime dhe mendime për bashkëkrijuesin e "Apple".
Të gjithë kujtojnë shpikjet e tij, pasionin dhe krijimtarinë. Shumë mesazhe, kujtime, foto dhe thënie të njohura të Jobsit mund të lexohen jo vetëm atje, por edhe në rrjetet sociale.
Dje, administratori aktual i "Apple", Tim Cook shkruajti një letër për punonjësit e kompanisë për të kujtuar Steve Jobsin.
"Vizioni i Steve shkon më shumë nga sa ai vetë qëndroi në këtë jetë dhe vlerat mbi të cilat themeloi 'Apple' do të jenë përherë me ne. Shumë nga idetë dhe projektet me të cilat punojmë sot kanë filluar pas vdekjes së tij, por influenca e tij mbi to dhe mbi ne është e patjetërsueshme", shkruan Cook./ a.jor.
/Shqiptarja.com