PARIS,ATSH-ANSA/ - Kaloni një natë në hotel në zemër të Parisit dhe mund të paguash aq sa dëshiron. Është një veprim që lë gjithçka në ndërgjegjen e bujtësit duke filluar nga pesë hotele luksoze në kryeqytetin francez. Për të përfituar nga kjo ofertë, duke filluar nga tani deri më 10 gusht, mund të prenotoni vetëm në http://www.payezcequevousvoulez.net/ dhe të zgjidhni një datë. "Është një iniciativë që është bazuar në besimin ndaj klientit", thotë Aldric Duval, presidenti i Hotel D'Auvergne, iniciatori i kësaj oferte. "Konsumatori në fakt duhet të paguajë koston siç e sheh të përshtatshme në bazë të shërbimit, mikpritjes dhe komoditetit", u shpreh Duval. Numri i vendeve në "paguaj atë që dëshiron" është i kufizuar dhe çdo hotel ofron vetëm disa dhoma për një natë./ /l.q/ a.jor.