Sokol Saraçi: Kriza e
instrumenteve te Universiteti i Arteve

Sokol Saraçi: Kriza e <br />instrumenteve te Universiteti i Arteve
TIRANE - Në Akademinë e Arteve mbrëmë u dha një koncert i veçantë simfonik. Specialistët e muzikës pohojnë se një krijimtari e tillë instrumentale nuk është dhënë asnjëherë në Shqipëri. Trompisti i njohur, pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë, prof. Sokol Saraçi, është shfaqur si solist me risi instrumentale me muzikë "Baroque" nga A. Vivaldi, shoqëruar me violinë nga studentja Rozarta Luka. Në intervistën për "Shqiptarja.com" Saraçi rrëfen se në këtë koncert u përdorën për herë të parë disa instrumente, përfshi edhe Klavicembalon, gjë që bën të mundur sjelljen në variantin sa më origjinal të muzikës. Në koncert ishte i ftuar tenori Kastriot Tusha. Ky koncert u bë kinse për instrumentin e trompës, duke thyer traditën e kufizuar të lojës në trompë. Për vite me radhë në Shqipëri në trompë është mësuar të luhet vetëm në Si Bemol, thotë Saraçi duke theksuar "se këto janë nivele të ulëta ekzekutimi". Pas disa përpjekjeve të tij muzikanti profesionist rrëfen se në këtë koncert për herë të parë është luajtur me instrumentet Trompa Pikolo dhe Flikorno Soprano. Hera e parë nuk është vetëm për Universitetin e Arteve, por sipas tij, në të gjithë Shqipërinë "është një promocion për herë të parë". Në repertorin e koncertit mbrëmë u ekzekutuan muzikë nga kompozitorë të ndryshëm si Mozart, Sibelius, K.Laro, etj.

Zoti Saraçi, më rrëfyet se mezi e keni pritur këtë koncert. Cilat janë arsyet e entuziazmit tuaj?
Për ne dhe për studentët përbën një hyrje të re të një loje moderne. Luhet në instrumentin e Trompës Pikolo, gjë që ma bëri të mundur shkolla ime në Amerikë. Luhet për herë të parë. Pas kësaj do të luhet edhe një adaxhio nga Rodrigos. Është një adaxhio që vjen nga një transmision me kitarë dhe këtë do ta luajë nga një instrument tjetër i ri, Flikorno Soprano. Kjo është e shkruar nga mjeshtërit botërorë pikërisht me këtë instrument. Domethënë vjen një krijimtari muzikore e shkruar për këto instrumente që deri tani Shqipëria nuk e ka promovuar dhe nuk kanë pasur mundësi të ekzistojnë si instrumente.

Pra, ky ishte shkaku kryesor i idesë së këtij koncerti?
Po. Pasi u ktheva nga Amerika në 2011-n kam pasur idenë që këtë instrument shpesh kam folur edhe me instancat drejtuese të universitetit që punoj që është mirë t'i kemi dhe t'i luajmë këto familje instrumentesh, sepse trompa ka 6 familje instrumentesh.

Pse pikërisht juve shfaqët këtë interes të veçantë?
Unë jam pedagog dhe jap lëndë speciale të trompës. Dhe në mësimdhënien që unë përdor jam i prirur në shkollën liberale dhe kam synuar t'i prekin vetë studentët këto instrumente dhe jo thjesht t'i imagjinoj. Sepse për hir të së vërtetës në vitin 2012 gjithë bota ka arritur të luajë me këto instrumente, ndërsa për fat të keq në Shqipëri mungojnë. Ndaj ka kam bërë me universitetin një punë që e kemi lidhur edhe me licetë si me Liceun e Beratit, për të evoluar dhe dhënë një kontribut në instrumentet e tunxhit. Unë u thashë se i kam blerë këto instrumente sigurisht me shpenzimet familjes sime dhe ëndrra ime është jo thjesht t'i demonstroja vetë, por të dalim me një koncert që të promovojmë në Shqipëri këto instrumente që të njihen, jo vetëm nga specialistë e fushës së instrumentistëve, nga ata të tunxhit si i themi ne, por të njihen edhe nga mbarë publiku i gjerë dhe të përhapet kjo gjë e re. Me drejtuesin e orkestrës, kolegun tim Alqi Lepuri biseduam dhe vendosëm të vijmë në këtë koncert me një risi shumë interesante që plotëson edhe mungesën aktuale në marrëdhënie edhe me orkestrën e operës.

Kur ju thoni se trompës i është rënë vetëm në si bemol, tingëllon njësoj si të thuash se "fyellit i bihet vetëm në një vrimë"?
Shqetësimi im është se elementi studentor nuk i ka konkretisht këto instrumente. Dëshira ime është që unë jo vetëm ia arrita qëllimit dhe po i promovoj instrumente, por problemi është që ta mësojnë të gjithë trompistët. Nuk është çështja vetëm që i kam siguruar unë. Unë jam i lumtur që i kam mësuar dhe studiuar shumë mirë në Amerikë. Që në 2007-ën kam përvoja e studime me instrumentistë kroatë, grekë, austriakë, gjermanë, holandezë, amerikanë. Kam bërë master klase dhe jam prej vitesh anëtar i organizatës botërore të trompistëve ITG dhe në revistën tyre unë kam shkruar për problemet dhe mundësitë që ka instrumenti shqiptar dhe si mund të shtrihemi dhe të integromi me botën. Për koncertin falënderoj ambasadën e SHBA-së që më mundësoi të prek live koncertin e trompave në Shqipëri dhe të bëjë leksione dhe recitale.

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (print), data 1 shkurt 2013

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime