Sokol Sejodo: Iku koha
e jazz-it empirik

Sokol Sejodo: Iku koha<br />e jazz-it empirik
TIRANE - Sokol Sejdo sapo ka mbyllur një udhëtim në jazz. Ka folur, ka ndjerë dhe ka dhënë emocione nëpëmjet asaj muzike që e quan një gjuhë të huaj, një kulturë të përvetësuar nga praktika, leximi dhe thellimi metodik në këtë rrymë muzikore.

Dhe falë pasionit të tij, ia ka dalë të mbledhë një bandë isntrumentistësh të talentuar dhe të shkolluar për jazz, duke i ofruar publikut mbrëmjes e së enjtes në Universitetin e Arteve, një performancë që nuk do të harrohet.

Nëpërmjet tetë pjesëve muzikore që simbolizojnë rrugëtimin e jazzit në kohë, ku përmendim “Autumn leaves”, “Cold Duck Time”, “Mercy-Mercy-Mercy” apo “Sëeet Georgia Broën” katër instrumentistët shqiptarë ia kanë dalë të përcjellin me profesionalizëm atmosferën jazz.

Pak para koncertit Sokol Sejdo, autor i të parit album për saksofon, ideator I kuartetit dhe pjesmarres, "Septet jazz" në viti 2010, tregon lidhjen e tij shpirtërore me këtë rrymë muzikore duke vënë theksin në drejtimin që muzikantët e rinj duhet të kenë kur të luajnë këtë zhanër.
 
Si u krijua kuarteti juaj? Cfarë ju mblodhi së bashku?
Ideja për formimin e kuartetit më erdhi krejt natyrshëm. Ishte nevojë artistike,për tu shprehur nëpërmjet jazz-it ,dhe format se si mund të shprehesh nëpërmjet instrumentave që do të shoqërojnë janë të ndryshme. Ndryshe nga formacioni në koncertin e parë me një septet, kësaj rradhe mendova një formacion më të reduktuar, ku natyrisht dhe shkalla e vështirësisë rritet.

Na mblodhi bashkë pasioni dhe dëshira e mirë për të bërë diçka të re në fushën e jazz-it, por mendoj se nuk mjafton me kaq. Të mbledhësh muzikantë kaq të mirë rreth vetes dhe që t’i përgjigjen dëshirës apo idesë tënde, nuk është e lehtë, por gjërat thjeshtohen kur na mbledh puna dhe sakrifica.

Mua nuk më ka munguar vullneti prej të marri, duke u përfshirë totalisht me gjitha shqisat e mia vetëm  për jazz. Mënyrat e komunikimit sot janë të ndryshme, por mbi të gjitha muzikantët shkëmbejnë materiale, eksperiencë dhe aty duket gjithçka, sesa mund të arrihet me rezultat profesional një iniciativë.

Pas kaq vitesh duket sikur jazz është i lehtë për muzikantët shqiptarë..

Ndërkohë që artistët jashtë kanë patur të gjitha kushtet për jazz, artistët shqiptarë në mungesë të këtij luksi, kanë bërë përpjekjet e tyre të shkëlqyera. Mund të them që libri ekzsiston kudo, edhe në vendet më të çensuruara nga regjimet dhe ai që ka vullnet, pasion,  shfleton dhe shkollohet. Në çdo fushë të artit,ka ekzistuar dhe do të vazhdojë shpresoj që të mos humbasë shprehja,që një profesion apo talent pa punë dhe përkushtim është i djegur.

Nuk besoj që komercializmi i këtyre kohëve të ftohta,të arrijë të zbehë dhe këtë pasion duke e çuar në rezultate mediokre, apo keqpërdorim të termave muzikore apo rrymave, ritmeve. 20 vitet e fundit, Shqipëria apo artistët të çliruar nga kthetrat e regjimit, ndalesat apo paragjykimet e asaj kohe, tashmë kanë patur gjithë terrenin e duhur për të eksploruar në rryma të ndryshme, si dhe në jazz, për tu hapur me botën.

Kanë realizuar bashkëpunime me artistë të huaj, janë zhvilluar koncerte jazz përtej kufijve, me artistë shqiptarë që na përfaqësojnë denjësisht, gjithashtu ekziston kontigjenti dhe në Shqipëri,i atyre të ardhurve nga shkolla apo master nga jashtë të kësaj fushe që quhet jazz.

Ndaj shqiptaret në 2013 nuk mundet të qëndrojnë me empirik ndaj jazz. Ka muzikantë që do i cilësoja në tre modele: 1- muzikantë jazz që kanë mbaruar shkolla jazz përtej kufijve, 2 -Muzikantë që kanë studiuar literaturë në mënyrë autodidakte, këtu përfshij dhe veten, 3- muzikantë që kërkojnë të futen në këtë botë të madhe të jazz.

Këta mund të cilësohen një kontigjent tepër i brishtë, pasi mendoj se ka ardhur pikërisht koha dhe momenti,që gjithë pasioni apo të dhenat e tyre të bëhen realitet, nëpërmjet mbështetjes apo krijimit të kushteve.

E njohim realisht jazzin?
Audienca shqiptare do të thoja që me jazzin e ka rrahur veshin dhe në periudha të largëta në vite. Mund të them  se  kam parë fotot të vitit  1935, ku banda italo -shqiptare, performonin jazz tek ish Hotel Dajti. Gjithashtu është periudha e regjimit, kur sado që të çensurohej si një kulturë e ndaluar, kompozitorë shqiptarë të kësaj fushe jazz kanë bërë përjekje dhe haptas regjimit, duke shfrytëzuar aq me finesë artistikisht, formacionet e shtetit …

Përmend me respekt Tish Daija,Cesk Zadeja e më pas Aleksandër Lalo,apo i madhi Gaspër Curcia, Agim Krajka etj...duke mberritur ne vitet e clirimit nga regjimi komunist,duke perfshire 20 vitet e fundit te transitionit,me Markelian kapedani,Eda Zari,Gjon Guralumi etj.

Prej viteve 90 njerëzit janë të lirë dhe kanë mundësinë ta dëgjojnë pa frikë, ta përjetojnë atë natën teksa dalin për tu argëtuar, ta zgjedhin mënyrën apo rrymën e tyre të preferuar. Eshtë dhe pjesa e artistëve shqiptarë në tre nivele njohje të jazzit.

Që të bëhesh jazzist, duhet të shfletosh literaturën, rregullat e qarkullimit të asaj udhe që quhet jazz,më pas të dëgjosh tërë kohën si ushqimi jazz,e më pas praktikë,shumë praktikë prapë në jazz. Vetëm kështu kjo gjuhë arrin të shprehet lirshëm dhe natyrshëm,si për të kënaqur audiencën shqiptare, si dhe atë të huaj, për t’ia treguar qarte se si e flasim ne këtë gjuhë të huaj.

Me aq sa fjalët mund të përshkruajnë muzikën, cfarë është jazz-i për ju?

Per mua jazz është një gjuhë që kam zgjedhur të flas me miqtë, audiencën time që më ndjek në netët e mia live, stili që më bën të ndihem vetja. Kur luaj jazz është si  një udhetim që nuk ka ndalesa,shkoj dhe eci krejt natyrshëm.

Këtij qyteti do i dhuroj përherë jazz, gjithë vendit tim po të jetë e mundur, vetë ndjesia e stilit, botës së meditimit, të inprovizimit, janë ca dritare që më hapen përpara dhe më japin atë mundësinë të shprehem me tërë qenien time, në mënyrën më të lartë, në nivelin më të lartë të shpirtit, ekstravagancës, emocionit, ndjesisë.

Shkrimi u botua sot në suplementin Fundjava të gazetës Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit