Korea e Jugut u eliminua pas humbjes 2-0 me Jordaninë në Kupën e Azisë. Tanimë është mësuar edhe arsyeja përse klima në ekipin e Heung Min Son, yllit të Tottenham, ishte e tensionuar.
Siç raportuan mediat nga Anglia, Son mbërriti në ekipin e Tottenham me një gisht të mjekuar në dorën e djathtë dhe mënyra se si e mori dëmtimin është bërë e ditur.
Son u lëndua pas darkës para ndeshjes së fundit të Koresë së Jugut në kampionatin aziatik. Shokët e tij më të rinj kanë shkuar për të luajtur ping pong në hotel dhe kjo nuk i ka pëlqyer yllit të Tottenham, i cili i ka kundërshtuar, situatë pas së cilës ka pasur një konflikt.
Lojtari i PSG-së Lee Kang In u përplas me Son dhe shpërtheu një sherr ku Lee tentoi të godiste Sonin, e ku lojtari i Tottenhamit dëmtoi gishtin.
Lee Kang In i kërkoi falje Sonit, i cili ndeshjen e fundit të Koresë së Jugut në Kupën e Azisë e luajti me fashë, kështu që supozohet se nuk do të ketë asnjë problem që ai të vazhdojë menjëherë të luajë për Tottenham në Premier League.