Sondazh: 42% e francezëve kundër
publikimit të karikaturave të Profetit
Sipas rezultateve të një sondazhi të Institutit Francez të Opinionit Publik, pothuajse gjysma e shtetasve francezë mendojnë se karikaturat që përshkruanin Profetin Muhammed nuk duhet të publikohen.
PARIS - Sipas rezultateve të një sondazhi të Institutit Francez të Opinionit Publik, pothuajse gjysma e shtetasve francezë mendojnë se karikaturat që përshkruanin Profetin Muhammed nuk duhet të publikohen.
Rezultatet e këtij sondazhi me qytetarët francezë u publikuan të dielën. Ky sondazhi vjen disa ditë pas dy serive të sulmeve terroriste në Francë, që lanë 17 të vdekur, përfshi edhe sulmin ndaj zyrave të revistës satirike, “Charlie Hebdo” dhe shkaktuan rritje të islamofobisë, intolerancës dhe sulmeve kundër muslimanëve dhe xhamitë në të gjithë vendin, por edhe shtete të tjera.
Nga sondazhi janë publikuar disa nga gjetjet më të rëndësishme, ku është realizuar me rreth 1 003 francezë të rritur nga data 16-17 janar. Kështu, 42 përqind besojnë dhe mendojnë se karikaturat e Profetit Muhamed, duke u konsideruar si ofenduese nga shumë muslimanë, nuk duhet të publikohen. 57 përqind e të anketuarve mendojnë se reagimet e muslimanëve të cilët u ndjenë të dëmtuar dhe të sulmuar nga publikimi i karikaturave të Profetit Muhammed nuk duhet të merren parasysh.
Gjithashtu, 50 përqind e të anketuarëve janë në favor të kufizimit të lirisë së të shprehurit në internet dhe në mediat sociale. Ndërsa 68 përqind e francezëve dëshirojnë që qeveria të ndalojë kthimin e shtetasve francezë të dyshuar pasi iu kanë bashkuar grupeve terroriste. Po ashtu, 68 përqind e tyre mendojnë se shtetasit francezë të dyshuar se kanë udhëtuar në vendet e kontrolluara nga grupet terroriste duhet të dëbohen nga Franca.
Marrë nga "Anadolu Agency"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.2%
-
Keq
62.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 2884
Lajme të tjera
-
Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë
27 Prill, 22:54
-
Serie A/ Juventus dhe Milan barazojnë 0-0! Leçe 1-1 ndaj Monzës, Lazio i falet golit të Zaccagnit për Evropën
27 Prill, 22:47
-
Ministri Katz: Nëse arrihet një marrëveshje me Hamasin ne do të pezullojmë operacionin Rafah
27 Prill, 22:45
-
Media: Izraeli pret përgjigjen e Hamasit brenda 48 orëve
27 Prill, 22:44
-
Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët
27 Prill, 22:36
-
Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë
27 Prill, 22:12
-
Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë dhe shkon në finale
27 Prill, 22:10
-
Pediatre Mirela Dibra: Kolla e mirë, ja shqetësimet që shkakton dhe si mund të kontrollohet
27 Prill, 22:08
-
Erjola tërbon Romeon: Po luan me Heidin! Po më ngjason me rastin e Donaldit dhe Beatrix
27 Prill, 22:05
-
Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension
27 Prill, 21:53
-
Mero Baze: Budallallëku të mbush Facebook-un dhe të boshatis sallën
27 Prill, 21:48
-
Kompjuteri simulon 10.000 herë eventin e Euro 2024, Portugalia kampione! Shqipëria e parafundit
27 Prill, 21:43