Sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, gjysma e meshkujve beqarë i lajnë çarçafët një herë në katër muaj

Sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, gjysma e meshkujve beqarë i lajnë çarçafët një herë në katër muaj

Foto ilustruese

Pothuajse gjysma e meshkujve beqarë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i ndryshojnë çarçafët e tyre deri në katër muaj.

Një sondazh me 2,250 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se burrat kanë higjienë dukshëm më të keqe se gratë kur bëhet fjalë për shtratin e tyre, por kjo është përmirësuar disi pasi ata janë në një lidhje.

Tek meshkujt beqarë, 45 për qind thanë se presin deri në katër muaj për të larë çarçafët e tyre, ndërsa 12 për qind thanë se i lajnë kur kujtohen që duhen larë.

Në të kundërt, 62 për qind e vajzave beqare i lajnë çarçafët çdo dy javë, ndërkohë që vetëm 25 për qind e meshkujve beqarë e lajnë shtratin njësoj me femrat.

Shumica e njerëzve në marrëdhënie thanë se e ndërrojnë shtratin e tyre çdo tre javë (35 për qind) ndërsa 27 për qind thanë se e bëjnë këtë një herë në muaj.

Ndër ata që nuk i ndërrojnë shpesh çarçafët, arsyet më të zakonshme ishin harresa dhe besimi se çarçafët nuk kanë nevojë të lahen shpesh.

Mbi një e treta (35 për qind) thanë se nuk mund të shqetësoheshin për t’i larë ato, ndërsa pothuajse një e pesta (18 për qind) thanë se bënin dush natën, kështu që çarçafët e tyre të krevatit nuk ndoten.

Ekspertët në Pizuna, rekomandojnë çarçafët të lahen një herë në javë.

 Batanijet dhe jorganët duhet të pastrohen çdo dy deri në tre muaj, ndërsa jastëkët duhet të lahen çdo katër deri në gjashtë muaj.

Aureen Chinchpure, menaxhere e komunikimit të markës në Pizuna, tha se çarçafët duhet të lahen në një cikël të butë me zbutës të rrobave të shtuar gjatë ciklit të shpëlarjes.

“Larja e çarçafëve rregullisht mund të ndihmojë vërtet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, lëkurën dhe madje edhe shëndetin mendor, madje mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë shumë më të mirë gjatë natës.Nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme, merrni parasysh përdorimin e detergjentit aromatike dhe zbutësit të rrobave me aroma të tilla si livando, e cila dihet se ndihmon për gjumë me cilësi të mirë

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?