Sondazhet e shpallin “American
Sniper” fitues të Oscarit

Sondazhet e shpallin “American<br />Sniper” fitues të Oscarit
Nëse do të kishin votuar amerikanët për çmimin “Oscar”, filmi “American Sniper” i regjisorit Clint Eastwood, do ta fitonte çmimin e Filmit më të mirë.

Në një sondazh të organizuar nga Reutersi dhe Ipsos Oscars, amerikanët kanë votuar për filmin që portretizon snajperin më vdekjeprurës të ushtrisë amerikane.

Filmi në të cilin shkëlqen aktori Bradley Cooper në rolin e Chris Kyle, ka fituar 22 për qind të votave si filmi që duhet të fitojë çmimin kryesor “Oscar”.

Në vendin e dytë është pozicionuar filmi biografik “Selma” për Martin Luther King Jr, që ka siguruar tetë për qind të votave.

Në vendin e tretë me katër për qind është pozicionuar filmi “Boyhood” ndërsa 48 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk janë të sigurt se cili film duhet të fitojë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 22 shkurt

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!