Sondazhet/ Veliaj vijon rritjen, fiton me mbi 55.6% të votave garën për Tiranën, Këlliçi vetëm 32.6 %

Sondazhet/ Veliaj vijon rritjen, fiton me mbi 55.6% të votave garën për Tiranën, Këlliçi vetëm 32.6 %

Sondazhi për 'Vendoret' në Bashkinë Tiranë

Kur na ndajnë më pak se 60 ditë nga zgjedhjet vendore, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të dominojë në të gjitha sondazhet në lidhje me garën për bashkinë e Tiranës.

Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme nga “Euronews”, bie në sy se Veliaj kryeson me më shumë se gjysmën e votave, konkretisht 55.6% të votave.

Nga ana tjetër kandidati jozyrtar i dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçi nuk kalon më shumë se 32.6 për qind të votave. 

Ajo që bie në sy është se me afrimin e datës së zgjedhjeve, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të rritet në sondazhe.

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, Veliaj vijon rritjen e pandalshme  përballë Belind Këlliçit duke treguar epërsi të dukshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O lali: 18/03/2023 21:05

    E betonizove Tiranen o lali. Kryeqyteti i fundit ne Europe per hapesira te gjelberta.

    Përgjigju
  • abc: 18/03/2023 19:45

    bravo albert nukk votohet dot AS PS E AS PD....PD ESHTE PARTI QE NUK BEN ASNJE GJE, ,LSI DHET SKRIRE FARE SI PARTI,,,KURSE PS BEN DICKA,,,,POR BEN SHUME DEME SE NDERTON NE TIRANE VETEM PALLATE ,,PA LULISHTE,,SHATERVANE,,PARKINGE MAKINASH DHE PA FUSHA SPORTIVE...PRANDAJ NE KETO ZGJEDHJE DO PROVOJ ENDRI SHABANIN,,,..NJE DJALE I RI ,,I QETE,,QE THOTE GJETA ME MEND,,

    Përgjigju
  • AlbertXnstain: 18/03/2023 17:55

    Nuk do të votoj më për socialistët! Sepse nuk janë socialistë! kushdo që e do ndërtimin nuk mund të jetë socialist. burimet e kufizuara ndalohen për shërbim ndaj njerëzve; ato u paguhen kompanive të ndërtimit! imagjinoni se çfarë bëjnë ata???? dhe nuk kam uje ne shtepia per 6 muaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël