Sondazhi i parë i Piepoli për Report Tv: PS në mandat të tretë dhe LSI në pikiatë

Sondazhi i parë i Piepoli për Report Tv: PS në mandat të tretë dhe LSI në pikiatë

Publikimi i sondazhit të Piepoli në Report Tv

Ashtu siç pritej nisën projeksionet e para të sondazheve që kryhen në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Instituti italian Piepoli nxori shifrat e para të një pyetësori të përgatitur që në vetvete përmbante çështje që nga problemet e qeverisjes, të drejtësisë e krimit e deri tek pandemia dhe tek aktualiteti me masat për përballimin e pandemisë së COVID- 19.

Gjithsesi ajo çfarë përbënte dhe interesin më të madh ish grafika e parashikimeve për rezultatet e prishtmë të zgjedhjeve të reja parlamentare. Në bazë të projeksionit të tyre vërehet se PS shkon drej një mandati të tretë duke arritur një fitore pa patur nevojë për aleatë, duke arritur në shifra nga 54-59 përqind nga 48,8 që kish në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërkohë humbësja e madhe sipas sondazhit Piepoli është LSI, rezultati i së cilës shkon në pikiatë nga 14% në zgjedhjet e 2017, duke zbritur në 2-4 %. Ndërkohë PD, ndonëse ka një rritje prej zgjedhjeve të kaluara duke vajtur në 34 përqind, tregon se mbetet e pafuqishme përballë maxhorancës dhe se jo vetëm nuk arrin të ngjallë besim, por duket se do paguajë dhe gabimet e kryera në djegien e mandative dhe mospjesëmarrjne në zgjedhje.

Kjo është tabela që tregon rezultatin në shkallë vendi, ndërsa për vetë rajonin e Tiranës, diferenca e fitores së PS ndaj opozitës rritet më tej. 60 % në favor të PS dhe 30-34 % për PD, ndërsa LSI bën më poshtë më 2-4%, tregon se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot PS do të arrinte të fitontë mbi 60 përqind të deputetëve në listë për shkak dhe firove të votave nga opozita që nuk do të mund të konkurojnë si dikur në listë të përbashkët koalicioni.

Dhe ndërkohë që Tirana ka rritur numrin e përfaqësimeve të saj për deputetë në 36 vende, me shifrat e tanishme që jep sondazhi Piepoli, me një llogari të thjeshtë lista fituese e PS mudn të synonte tek 25 deputetë karshi 11 të tjerëve nga opozita. Por të nisësh një betejë me një përparësi vendosësh prej 14 deputetësh vetëm nga rajoni i Tiranës, do të ish një luks i madh elektoral për mazhorancën që synon mandatin e tretë.

Nga ana tjetër, ndërsa marrim parasysh se në vitin 2017 PS arriti të sigurojë 74 mandate deputetësh me 48,8% të votave, një rritje prej gati 10 pikësh siç parashikon sondazhi Piepoli, e bën fitoren e mandatit të ri jo vetëm të sigurt por dhe me shifra më të mira. Pavarësisht se PD ka një rritje sipas këtij parashikimi, por kemi dhe një rënie drastike të LSI që pamundëson çdo lloj parashikimi pozitiv për opozitën.

Kjo në rastin më pozitiv për opozitën mund të maksimalizojë deri në 40 përqind të mandative për deputetë, porse në realitet, firot e votave në zona të caktuara dhe të cilat nuk shkojnë në dobi të koalicionit, do të sjellin një tkurrje të mëtejshme të mandateve si opozitë. Pavarësisht se PD do të ketë më shumë emra në listën e saj, hyrja në ujë e LSI, e bën shumatoren e vendeve shumë modeste.

Ndërkohë sondazhi i Institutit Piepoli nuk merr në konsideratë realitetet e reja me krijimin e partive të reja opozitare, që kanë dalë tashmë nga e djathta dhe që drejtohen nga ish figura të larta të PD. Fakti që vetë opozita sipas pyetësorit të sondazheve kritikohet ashpër për mënyrën e saj të opozitarizmit, për vendimet e marra dhe çka rezulton te besueshmëria e dobët si e saj por dhe e Lulzim Bashës si lider, mund të sjellë zhvillime të papritura përsa I përket drejtimit të votës në 25 prill.

Kështu nga ai 34 % i votave që i drejtohen PD sipas sondazhit, dhe që tradicionalisht mund të konsiderohen si vota të së djathtës, mund të rrjedhin një pjesë dhe drejt këtyre partive të reja, përderisa shkalla e besimit te Basha është i ulët, ndërsa tek disa nga figurat që kanë krijuar parti të reja si Topalli dhe Hajdari, ka një tregues se janë të pëlqyeshëm nga një pjesë e elektoratit.

Në optikën e shifrave të bën përshtypje dhe renditja që kanë vetë liderët e partive. Rama, ndonëse më pak përqindje sesa partia e tij, sidoqoftë ka avantazh të dukshëm mbi kunkurentët e tij. Basha me përqindje e ulët që ka dëshmon se nuk jep besim për të qenë kryeministër i ardhshëm, pavatësisht se qeveria Rama në pyetësor kritikohet për shumë nga fushat.

Ndërkohë në pyetësorin për figurën e Ilir Metës si President, në shumë nga vendimet dhe qëndrimet si figurë e paanshme dhe si garant i Kushtetutës dhe unitetit kombëtar, vlerësimet e të anketuarve e çonin në shkallë të ulta të pëlqyeshmërisë.

Në shkrime apo në analiza të ndryshme, është theksuar më shumë se një herë për dobësitë e opozitës dhe qasjes së gabuar që po I bën këtyre zgjedhjeve, si në strategji, ku thjesht nënvizon faktin se Rama ka kryer dy mandate dhe tashmë boll, i takon të ikë. Por pa dhën ndonjë argument shtesë pse duhet të vijo PD apo Basha në pushtet.

Dhe ky motiv I vobektë, u theksua dhe në takimin virtual të Bashës me të rinjët në 8 dhjetor, ku premtoi pa ia kërkuar kush, se do ta lerë me shkrim që të mos rrijë askush më shumë se dy mandate qeveritare. Dukej thjesht si kërkesë feminore kur i kërkon ti hipë biçikletës pasi shoku i ka bërë dy xhiro me të.

Po ashtu edhe qasja ndaj problemeve të tjera si çështja e masave pandemisë që më së shumti e prishi me masën e mjekëve për tendencë në funksion të fushatës, nuk I sollli ndonjë dobi PD. Për të vijuar më tej me akuzat për çështjen e masave të marra për rindërtimet nga tërmeti, ku sipas sondazheve mbi 54% e vlerësojnë pozitive punë e qeverisë në përballimin e saj dhe në ndërtimet e kryera.

Dhe po ashtu për çështjet e integrimit ku shumica e të anketuarve nuk e shohin si pjesëmarrëse pozitive për integrimin opozitën shqiptare. Të gjitha rezultatet e pyetësorëve konkordojnë pikërisht me çështjet e besueshmërisë që do të reflektohen në zgjedhje. Ndonëse puna e maxhorancës nuk shkëlqen, imazhi I opozitës duket më shumë se I rënë pikërisht për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme të saj në këto vite opozitë.

Çka jo thjesht nuk krijoi besim, por me pavendosmërinë, vendimet e papjekura dhe paaftësinë politike, dëshmoi se është e plogët dhe e paaftë për të drejtuar shtetin. Në këtë kontekst, duke parë dhe tabelat e rezultateve të pritshme të zgjedhjeve sipas sondazhit të parë, merr kuptim dhe vendosmëria e Ramës për të dalë sërish I vetëm në zgjedhje.

Në çdo kontest tjetër kjo do të quhej një aventurë e pavend, pasi pas 8 vitesh në pushtet, je i konsumuar nga qeverisja. Por kur sheh këto shifra, duket mision i mundur. Dhe që i siguron mandatin e tretë. Pa ndihmë as të LSI dhe as të PD vetë. /Fjala

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulush Qaramani: 10/12/2020 18:40

    Hemo Edi ti i bere dy mandate si thua do ma lesh radhen mua mos u bej i keq !Ngela duke qare nuk te vjen keq?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja