TIRANE - Televizioni A1 Report ka përmbyllur me sukses kontratën ekskluzive me institutin prestigjioz italian Piepoli. Pesë ditë para zgjedhjeve vendore, nga studio e A1 Report u publikua sondazhi i tretë dhe i fundit që shpalli fitues në krye të Bashkisë së Tiranës, kandidatin e majtë Erion Veliaj.
Ka qenë presidenti i Institutit Piepoli Roberto Baldasari i cili ka komentuar rezultat e dala nga anketimi i 800 personave në të gjithë vendin, 500 prej tyre në Tiranë. Nën moderimin e gazetarit Ilir Babaramo, pjesë e analizës në studio u bene edhe gazetaret Aleksandër Çipa, Arjon Sulo dhe Armand Mero.
Referuar këtij sondazhi që zgjati nga 15 maji deri më 13 qershor, nëse qytetarët do të shprehnin sot vullnetin e tyre më votë Veliaj do të shpallej fitues i Bashkisë së Tiranës. 53.5 % e të anketuarve kanë votuar pro Veliaj si kryebashkiak, ndërsa pas tij me 34.5 % radhitet kandidati i së djathtës Halim Kosova, një diferencë mes tyre prej 19 %.
Sondazhet e Institutit Piepoli merren për bazë në Itali nga televizionet më të mëdha të vendit fqinj si Sky apo Rai.
Nese do votohej sot, Veliaj do fitonte bashkine e Tiranes
Nëse qytetarët do të shprehnin sot vullnetin e tyre më votë, sipas sondazhit të institutit italian Prestigjioz Piepoli, kandidati i së majtës Erion Veliaj do të shpallej fitues i Bashkisë së Tiranës. 53.5 % e të anketuarve kanë votuar pro Veliaj si kryebashkiak, ndërsa pas tij me 34.5 % radhitet kandidati i së djathtës Halim Kosova, një diferencë mes tyre prej 19 %. 8 % kanë votuar për të pavarurin Gjergj Bojaxhi, 2.5 % për Sazan Gurin dhe 1.5 % për Arben Tafajn, gjithashtu kandidat i pavarur.
Krahasuar rezultateve të sondazhit të dytë të kryer më 28 Maj, vlerësimi për Veliaj si fitues të garës elektorale të 21 qershorit nuk ka ndryshuar. Ndërsa për Halim Kosovën, ndonëse sipas sondazhit nuk shpallet fitues, vlerësimi për të është rritur me 0.5 %

Ne Tirane fituese ASHE me 61 %, APPD 36 %
Nëse shqiptarët do të votonin sot Partia e cila do të merrte shumicën e votave për Tiranën është ajo Socialiste me 47.5 %, shifër kjo e cila ka pësuar rënie me 0.5 % krahasuar me mendimin që të anketuarit kanë shprehur në sondazhin e dytë të Piepolit. Aleati më i madh i PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshe nga sondazhi i dytë ku shënoi 7.5% në këtë sondazh përmbyllës ka fituar edhe 1.5 % më shumë të votave të qytetarëve duke e cuar në 9 %. Si koalicion, Aleanca për Shqiëprinë Europiane do të merrte në sondazhin e dytë 61. 5 % ndërsa në këtë sondazh të fundit ka shkuar në 61 %.
Ndërkaq, për Partinë Demokratike në këtë sondazh kanë votuar pro 32.5 % e të anketuarve, ndërsa aleati e saj Mediu, ka marrë 2 % të votave. Vlerësimet për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet ndjejnë një rritje me 0.5 % duke marrë në total 36 % të vlerësime të qytetarëve.
Votat e dhëna për partitë përkthehen në numër këshilltarësh për Bashkinë.

Fushatë më e mirë, kryeson Veliaj
Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 21 qershorit, qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre për fushatën më të mirë që kanë ndjekur kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Dy rivalët kryesorë, Eruion Veliaj i koalicionit të majtë dhe Halim Kosova i alencës së djathtë kanë një diferencë të theksuar mes tyre me 18 % në favor të ish-ministrit Veliaj. Bie në sy se fushatat e kandidatëve të pavarur kanë marrë një vlerësim minimal.

Kosova si ministër i Shëndetësisë, bie vlerësimi për të
Puna si ministër i Shëndetësisë që Halim Kosova mbajti për pak muaj pas prishjes së koalicionit PD-LSI, është bërë pjesë e marrjes së mendimit të 800 të anketuarve në të gjithë vendin. Ndryshe nga Veliaj vlerësimi për të cilin ishte rritur me 1 %, te Kosova nga ana tjetër shihet një rënie me 2 %, nga 54 në 52 %.

Veliaj si Ministër, rritet me 1 % vlerësimi pozitiv për punën e tij
Sondazhi i Institutit prestigjioz Piepoli ka anketuar qytetarët edhe për punën e Erion Veliajt si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post ky që e mbajti për më pak se dy vjet para se të hynte në garën për Bashkinë e Tiranës. Vlerësimi për punën e tij është rritur me 1 % duke iu referuar sondazhit të dytë, ndërsa edhe vlerësimi negativ për punën e tij ka pësuar rënie me 2 %.

Basha si kryebashkiak: Rritet me 1 % vlerësimi për punën
Puna e Lulzim Basha si kryebashkiak i Tiranës në këtë sondazh përmbyllës ka pësuar një farë rritje, ku nga 23 % në sondazhin e dytë të Piepolit, ka shkuar në 24 %. Pra vlerësimi i mirë për punën e tij 4-vjecare në krye të bashkisë është rritur me 1 %. Në sinkron me këtë vlerësim, edhe numri i personave që e vlerësojnë dobët punën e tij, ka rënë me 5 %.

Nëse do riperseriteshin zgjedhjet 2013-es, te majtet serish fitues
Nëse zgjedhjet në rang kombëtar do të bëheshin sot, koalicioni i majtë do të merrte fitoren. Kështu kanë menduar 60 % e të anketuarve, një vlerësim ky i pandryshuar nga sondazhi i dytë i 28 majit të kryer po nga Instituti i Piepolit. Referuar sondazhit të parë më 15 maj fitorja e koalicionit të majtë është vlerësuar me 1.5 % më shumë. Bie në sy se në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës ku aleanca e majtë fitoi me 59.3 %, nëse këto zgjedhje do të përsëriteshin në 2015, koalicioni do të fitonte me 0.7 % më shumë.
Ndërsa koalicioni i djathtë ka pësuar rënie me 0.5 % krahasuar me dy sondazhet e para. Vetë PD-jaka pësuar rritje me 0.5 % por ajo që e penalizon është Partia Republikane e aleatit Fatmir Mediu, e cila sipas të anketuarve në sondazhin e tretë ka zbritur me 0.5%

62 % besojne Ramen si lider, 36 % Berishen
Besimi në liderin shqiptar. Në këtë pyetje të sondazhit të Institutit Italian Piepoli vlerësimin më të lartë e merr Kryeministri Edi Rama ( 62 %), pas tij aleati në qeverisje Ilir Meta (40%), më tej kryedemokrati Lulzim Basha (36 %) e së fundi lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha (30 %), me një diferencë shumë të ngushtë me liderin e opozitës.
Në grafikun e mëposhtëm paraqiten edhe rezultatet e sondazhit të parë të kryer nga ky institut me të njëjtat kategori qytetarësh por jo me të njëjtët persona. Bie në sy se nga 28 maji kur është kryer sondazhi i dytë deri më 13 qershor kur është përmbyllur ky sondazh, liderët politikë kanë marrë të njëjtat vlerësime nga qytetarët (edhe pse te anketuar të ndryshëm) përveçse për kryeministrin Rama besimi ndaj të cilit është rritur më 1 %.
Edhe pse nuk ka marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ish-kryeministri Berisha vijon të mbetet një pjesë aktive në jetën politike shqiptare, ku 30 % e te anketuarve janë shprehur se kanë besim tek ai si lider.

Vleresimet per punen e Rames dhe te Bashes

Puna e Rames si kryeminister: 55 % nga 800 te anketuar e vleresojne mire
Si e vlerësoni punën e bërë deri më sot nga kryeministri Edi Rama? 55 % e 800 të anketuarve në të gjithë Shqipërinë e kanë vlerësuar mirë punën e kreut të qeverisë Rama në thuajse dy vjet në pushtet, 55 % e tyre mjaftueshëm, 19 % dobët dhe 1 % nga këta te anketuar kanë dhënë përgjigjen “nuk e di”.
Ajo që bie në sy nga detajet e këtij sondazhi siç janë mosha dhe profesioni, është se kryeministri Rama ka marrë vlerësime të mira për punën e tij me 48 % nga te anketuarit që jetojnë në fshat, dhe 44 % nga qyteti. Po ashtu, kategoritë që e kanë vlerësuar më shumë qeverisjen e shefit të mazhorancës Rama, janë ajo e studentëve me 70% dhe pensionistët me 66 %. Sipas analistëve në studion e A1 Report kjo lidhet edhe me faktin e reformave të ndjekura për këtë shtresë të shoqërisë nga ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, tashmë kandidat i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë kategoria që ka shprehur vlerësimin “dobët” për kryeministrin Rama është ajo e personave që banojnë në qytet me 40 %, ndryshe nga fshati ku ka marrë vetëm 23 % për vlerësim negativ.

Puna e Lulzim Basha si lideri i opozites: 25 % e 800 te anketuarve e vleresojne mire
25 % e të anketuarve nga Instituti italian Piepoli e kanë vlerësuar mirë punën e liderit të opozitës Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, 27 % e tyre mjaftueshëm, 45 % dobët dhe 3 % nuk e di.
Duke ju referuar kategorisë së te anketuarve që Basha ka marrë vlerësimet më pozitive, në radhë të parë shfaqen të rinjtë e moshës 18-24 vjeç dhe punonjësit me kohë të plotë. “Goditjen” Basha e ka marrë nga kategoria e moshës 25-34 vjeç ku 54 % e tyre e kanë vlerësuar të dobët punën e Bashës në udhëheqjen e opozitës, si dhe nga pensionistët 50 % e të cilëve kanë dhënë të njëjtin vlerësim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO