Sondazhi i Report Tv për Tiranën/ Flogert Muça: Shqiptarët për fat të keq janë besnikë ndaj PD dhe PS! Vokshi: Rezultati mund të ishte barazim, por opozita është e ndarë

Gjetjet e sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas për qarkun e Tiranës, u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ me Flogert Muçën, Indrit Vokshin, Eduard Zaloshnjan dhe Rezart Kthupin. Gazetari Flogert Muça thekson për Denis Mingën se shqiptarët janë konsistent në votën e tyre dhe nuk ndryshojnë kollaj mendim, teksa shikon si lajm të mirë rritjen e PD-së në kryeqytet.

'Në Tiranë dhe Shqipëri njerëzit mbi 90% e kanë ndarë për kë do votojnë. Nëse flasim për partitë e reja, shqiptarët e dinë kush Arlindi, Adriatiku, Enkelejdi. Për fatin e keq shqiptarët janë më konsistent. Nëse kanë votuar PS apo PD shkojnë dhe e votojnë prapë nuk hezitojnë. Janë besnikë për keq dhe është e dëmshme. Program fantastik kishte Basha në 2021, problemi ishte që do e zbatonte Basha dhe njerëzit nuk e besuan. Shqiptarët nuk ka të pavendosur. Lajmi i mirë për PD, që ka rritje. Prisja për partitë e reja shifra më të larta.'

Indrit Vokshi e shikon 31.8% të votave në sondazh për PD-në në Tiranë si elektoratin besnik të kësaj partie.

'Elektorat besnik i PD. Nuk ka arritur të dalë në terrene të reja elektorale. Ajo që bën përshtypje që vetëm Rama është parti qeveritare, gjithë tjerat janë parti opozitare. Rezultati është barazim, veçse opozita është e ndarë. PD nuk e ka më monopolin e opozitës.'

Nëse PS votohet me 50% në Tiranë, kjo nuk do të thotë për Zaloshnjan se opozita ka 50% të votave nga ana tjetër, pasi tek partitë e tjera ka vota edhe kundër qeverisë dhe kundër mënyrës së bëri opozitë.

'Ata 50% kundër janë edhe kundër qeverisë dhe kundër opozitës.

Ai 7% tregues, që ky futet në lojë kur udhëheqësit e partive të reja janë edhe kundër qeverisë edhe kundër mënyrës si është bërë opozitë.'

Sipas sondazhit PS projektohet me 19 mandate në Tiranë nga 18 që mori në zgjedhjet e 2021. PD zbret me 3-4 mandate, ndërsa partitë e reja projektohen me 5-6 mandate.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund