Sondazhi i Shqiptarja.com
kandidatët në rrezik, lobojnë për votën

Sondazhi i Shqiptarja.com<br />kandidatët në rrezik, lobojnë për votën
TIRANE - Për 4 ditë Shqiptarja.com ndërmorri një sondazh për kandidatët, ku u kërkoi qytetarëve të tregojnë se cili do ishte kandidati i tyre i preferuar. Sondazhi online, i pari i këtij lloji, pati një rekord votimesh duke dhënë rezultate të papritura.

Kur mbrëmjen e 8 marsit akrepat e orës shënuan 00:00 redaksia mbylli sondazhin online, të nisur prej mesditës së 4 marsit i pari në Shqipëri në këtë format ku kërkohej të votoheshin jo partitë, por kandidatët.

Rezultatet e sondazhit mund të shërbejnë si një shtyllë orientimi për liderët e dy partive kryesore në vend (pasi sondazhi u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD-së dhe PS-së), në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, tashmë që po afrohet dhe përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin listave sipas qarqeve në KQZ.

Sondazhi u hap në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit, 2013 dhe arriti të merrte preferencat e afër 90 mijë votuesve, të cilët u bënë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark. Nga momenti kur sondazhi u transmetua online numri i votuesve rritej nga minuta në minutë.

 Brenda 4 ditësh agjencia online e lajmeve Shqiptarja.com pati mbi 350.000 vizita dhe sondazhi morri 5980 like ne Facebook.

Në fillim nisi vrullshëm votimi për kandidatët socialistë, të cilët me sa duket kanë mbështetës që frekuentojnë më shumë rrjetet e internetit, çka sollë pa asnjë dallim mes qarqeve dhe një fluks të jashtëzakonshëm votimesh, ku më të votuarit ishin kryesisht ata kandidatë të përfolur dhe të vendosur në listën e sondazhit sipas qarqeve që janë deputetë të PS, por dhe prurjet e reja.

Ndërkohë që për kandidatët e PD fillimisht nisi një fluks votash të marra nga mbështetësit e tyre, por më pas u pakësuan shumë dhe burimet e Shqiptarja.com saktësuase se kjo ndodhi për shkak të një urdhri të prerë të kreut të PD Berisha që të mos përfshihen në votimin e sondazhit të organizuar nga Shqiptarja.com.

Por në ditën e fundit pati një fluks të jashtëzakonshëm dhe nga ana e PD të cilët morrën votat e mbështetësve të tyre. Më të votuarit kanë qenë Gjoni e Rama për PS-në e  Berisha e Astrit Veliaj për PD-në. Pavarësisht debateve që  shkaktoi edhe në media, sondazhi i aplikuar nga Shqiptarja.com në faqen e saj online tërhoqi një interes të jashtëzakonshëm dhe tronditi politikën shqiptare.

SONDAZHI

Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.

Sondazhi përfshiu vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera (psh LSI, PBDNJ etj.) sepse nuk pyet se për kë Parti do të votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje per PD dhe PS  dhe kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS.

Emrat e kandidatëve për çdo qark ishin ata të publikuar deri tani në media, kështu redaksia sqaroi se listat nuk mund të ishin të plota. Sistemi parashikonte vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe u ndërtua në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.

Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat. Eshtë hera e parë që në Shqipëri bëhet një sondazh i tillë, duke u dhënë votuesve të drejtën për të zgjedhur kandidatët që preferojnë. Mbetet të shihet nëse Partitë do të respektojnë sugjerime e zgjedhësve.

SA HERE MUND TE VOTOHET?
Fillimisht sondazhi funksionoi me formulën: 1 votë për çdo qark në çdo 24 orë. Më pas redaksia e Shqiptarja.com njoftoi se një person mund të votojë vetëm një herë në çdo qark në sondazhin për zgjedhjen e kandidatëve.

Për të parë rezultatet e sondazhit Klikoni KETU

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë