Sondazhi i Shqiptarja.com
Lobing i kandidatëve në rrezik

Sondazhi i Shqiptarja.com <br />Lobing i kandidatëve në rrezik
TIRANE - Shqiptarja.com ndërmori që prej të hënës, një sondazh për kandidatët, ku u kërkoi qytetarëve të tregojnë se cili do ishte kandidati i tyre i preferuar. Sondazhi online, i pari i këtij lloji, ka pasur një rekord votimesh duke dhënë rezultate të papritura.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 redaksia mbylli sondazhin online që bëhet për herë të parë në Shqipëri në këtë format për të votuar jo për partitë, por për kandidatët. Një sondim që mund të shërbejë për partitë politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, tashmë që po afrohet dhe përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin listave sipas qarqeve në KQZ.

Sondazhi, i këtij formati, u vendos në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit duke marrë deri më tani preferencat e afër 90 mijë votuesve, të cilët janë bërë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark, ndërsa numri rritet minutë pas minute.

Faqja ka pasur brenda 4 ditësh mbi 350.000 vizita dhe sondazhi ka marrë 5980 like në Facebook. Në fillim nisi vrullshëm votimit për kandidatët socialistë, të cilët me sa duket kanë mbështetës që frekuentojnë më shumë rrjetet e internetit, çka ka sjellë pa asnjë dallim mes qarqeve dhe një fluks të jashtëzakonshëm votimesh, ku më të votuarit kanë qenë kryesisht ata kandidatë të përfolur dhe të vendosur në listën e sondazhit sipas qarqeve që janë deputetë të PS, por dhe prurjet e reja.

Ndërkohë që kandidatët e PD në fillim kanë nisur një fluks votash të marra nga mbështetësit e tyre, por më pas janë pakësuar shumë, ku burimet tona saktësojnë se kanë ardhur për shkak të një urdhri të prerë të kreut të PD Berisha që të mos përfshihen në këtë votim në sondazhin e organizuar nga shqiptarja.com.

Por në ditën e fundit ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm dhe nga ana e PD të cilët kanë marrë votat e mbështetësve të tyre. Më të votuarit kanë qenë Gjoni e Rama për PS, Berisha e Astrit Veliaj të PD. Pavarësisht debateve që ka shkaktuar dhe në media, sondazhi i aplikuar nga shqiptarja.com në faqen e saj online ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm dhe ka tronditur politikën shqiptare.

Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.

Sondazhi ynë përfshin vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera sepse nuk pyet se për kë Parti do votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje për PD dhe PS e kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS. Sistemi parashikonte vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.

SONDAZHI
Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.

Sondazhi ynë përfshiu vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera (psh LSI, PBDNJ etj.) sepse nuk pyet se për kë Parti do të votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje per PD dhe PS  dhe kështu ui drejtua vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS.

Emrat e kandidatëve për çdo qark janë ata të publikuar deri tani në media, kështu listat nuk mund të jenë të plota. Sistemi parashikon vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.

Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat. Eshtë hera e parë që në Shqipëri bëhet një sondazh i tillë, duke u dhënë votuesve të drejtën për të zgjedhur kandidatët që preferojnë. Mbetet të shihet nëse Partitë do të respektojnë sugjerime e zgjedhësve.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë

'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë