Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ Rritet në 76% vlerësimi negativ i qytetarëve për aktivitetin e opozitës

1713990123_sondazh.jpg

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Referuar të dhënave të sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 76.3% e qytetarëve shqiptarë të pyetur, vlerësojnë negativisht punën e opozitës, duke pësuar rritje me 75% që ishin muajin e kaluar. Konkretisht 48% e vlerësojnë negativisht, ndërsa 28.3% anojnë negativisht.

Vlerësimi pozitiv nga qytetarët për aktivitetin e opozitës, ka një trend të lehtë në zbritje krahasuar me muajin mars. Kështu 17.8% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, ulje kjo krahasuar me 18.6% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.0% anojnë pozitivisht, krahasuar me 5.7% që ishin muajin shkurt.


Lajmi kryesor:

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, 52% votojnë për PS! Berisha forcë e dytë, rritje për PD e Bashës! PL e Metës mbetet e fundit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania