“Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?” Ishte kjo pyetja e sondazhit të Shqiptarja.com drejtuar lexuesve.

Për gati 3 ditë, 70.8% e qytetarëve që kanë votuar  e vlerësuan të nevojshëm takimin e Ramës me emigrantët, ndërsa 23.5% të panevojshëm.

Vetëm 5.9% e qytetarëve e kanë votuar nuk e di. Sondazhi është i hapur dhe ju mund të vijoni të votoni duke klikuar këtu.

Kryeministri Rama ishte në Athinë më 12 maj,  në një takim shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, takim që shënoi edhe nisjen e turit me diasporën. Një fjalim më shumë se një orë, Rama i bëri një skaner marrëdhënieve shqiptaro-greke duke kërkuar hapjen e një kapitulli të ri për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes tyre dhe heqja e ligjit të luftës dhe marrëdhënie reciproke të miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë.