Sonila Meço, rikthen linjat e një viti më parë

Sonila Meço, rikthen linjat e një viti më parë
Prej disa ditësh e kemi parë të shfaqet në ekranin e AbcNews, duke konfirmuar rikthimin në media plot dy muaj pas shtazënisë, por askush nuk kishte një pamje kaq të plotë të Sonila Meço derisa zbuluam këtë foto. Sigurisht, e ulur në studio nuk mund të shihnim çdo gjë qartazi, e aq më tepër pamjen e plotë të trupit, por kjo foto tregon se Sonila Meço, ka ruajtur ende linja perfekte pas lindjes së vajzës së saj të cilën e ka quajtur Amaris. Gazetarja duket se këto dy muaj është përpjekur fort që të rikthehet në format e saj më të mira, por nuk dihet nëse gjithë ky sukses është çështje gjenesh apo Sonila i është nënshtruar ndonjë dietë të fortë, e cila i ka sjellë të njëjtat linja si plot 1 vit më parë. Ndoshta në këtë takim me dy mikesha të saj Rudina Magjistari dhe avokates Erinda Ballanca, ajo po i tregon sekretin e madh.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen