Sonila Meço në FB: "Lë ABC-në, por nuk lë ekranin"

Sonila Meço në FB:
Pas publikimit të lajmit që gazetarja Sonila Meço është larguar nga televizioni “ABC news”, ajo ka postuar një shkrim të gjatë në faqen e saj në Facebook, ku tregon sakrificat e saj në ekran. Sipas saj këto sakrifica janë bërë për shkak të pasionit të saj për gazetarinë si dhe për teleshikuesit.

Ja shkrimi i gazetares Meço postuar në faqen e saj në Facebook:

Te dashur miq te FB ! Prej kohesh nuk kam postuar status ne 'murin' tim. Jo cdo arsye me ka ngjare arsye per tu shfaqur, per me teper kohen e kam patur pak kunder ( horoskopi diku nga fundi shkurtit e parashikonte kete pamundesi, por planetet dine te jene dhe jo korrekte:-)). Sot DUHEJ te shkruaja, per veten, per ata qe me kane mbushur inbox-et ne celulare dhe FB, per ata qe nuk dine dhe ata qe informohen keqaz per jeten e punen time. Etiketen e cmimit mbi llojin e punes qe kam zgjedhur e di permendesh, nuk pres te ma kujtojne shpesh e nuk pres skonto. Madje me perpikmeri i shtoj zerot sa here qe mendoj se bej nje pune te mire ne ekran, sa here arrij nje moment te rendesishem ne karriere, apo levdatat behen publike.

Dhe sot, pasi lexova c'qe shkruar per mua, pa u cituar( vec nga Lumani e Rexho qe i falenderoj), vrik shtova dhe shifren ne cmimin qe paguajme cdo dite per te permiresuar veten. Qe ekrani eshte qelqi me i pashpirt per te deshmuar aftesite tona, kete e dime mire ne qe bejme televizion e ata qe e njohin pak e fare pak, porse mes kolegesh prisja te pakten respektimin e nje parimi elementar, citimin e burimit dhe minimalisht zbardhjen e dy burimeve. Mungoja une, arsyet e mia, por gjallonin te eksituara per te zene vend shpejt pershtypjet dhe zerat e te tjereve, atyre qe mund te duan te te bejne keq, qe ne fund te dites nuk kane pse te te duan, atyre qe mezi presin ate gropthin e vogel te ctendosjes tende, per te thene tyren me cdo kusht, qofte dhe e pavertete.


Per 2 vjet e gjysme ne ABCNEËS kam mbuluar hapesiren qendrore, kam ndare dite e nete ngjarjesh, i kam ftuar ne studio te gjithe njerezit e rendesishem te ketij vendi, ju kam percjelle lajmin e fundit, ju kam ftuar ne analiza te thelluara, kam gdhire ne transmetime direkte e kam ndjekur ngjarje nga ato qe te mbajne frymen pezull, pa kam drejtuar ore te tera transmetimi, kam bindur vendimmarres te flasin per gjerat qe na e ju shqetesojne, kam shkruar faqe te tera intervistash, shume kane qene headline ne faqet e shtypit qe metojne se kam lene punen se nuk dua te bej me shume se nje folese lajmesh.

sonila meco

Sepse kane harruar emisionet qe kam realizuar si autore ne te gjithe televizionet ku kam punuar, programe prime time te aktualitetit e politikes, talk shoë, duke hequr dore prej ketij formati ne ABC, sepse u konceptua nje ekran i lajmit te shpejte, te fundit dhe ekskluziv. Se vec nje studio kishim e me te duhej te permbushnim 18 ore transmetimi, se dalja cdo mbremje tre ore ne ekran me nje skalete per te cilen kujdesesha vete qe ne oret e paradites, duke ndjekur ethshem cdo ngjarje nga vendi, rajoni dhe bota per te perzgjedhur me te rendesishmet per thellimin ne oret qendrore.


Me nje ngarkese te larte, 6 dite ne 7 dite te javes, por edhe jave te tera pa pushim, me kontakte pa fund per te gjetur njerezit e duhur per te folur e dhene pergjigje e per te verifikuar saktesine e lajmit. Dhe nuk kam pushuar as kur Amaris rritej brenda meje dhe me behej e veshtire dalja ne ekran, sepse pasioni, ai dreq pasioni ben diferencen. Dhe vjen nje moment kur ti ndal pak se trupi po te therret per te ulur pak ritmin, ndryshon drejtimi ne TV dhe ti i jep kohe pershtatjes, ndan mendime, gjen pika afrie, por kupton se tash eshte rasti edhe per te reflektuar pak, per cfare ke arritur e c'do te besh. Se do te rikthesh nje format dikur te suskesshem si LOGOS, do te besh me shume, nje format aktualiteti qe nuk mund te beheshin ne kete infrastrukture.


Dhe merr pak kohe te kuptosh, gjenerosh energji te reja, te mbyllesh dhe do angazhime akademike qe prej frenetizmit ne ABC nuk kam mundur t'i ndjek. Kur kjo ndodh, ata qe pyesin u gjegjem, ata qe nuk pyesin menjehere hedhin pershtypjet e tyre se bashku me nje vrer qe nuk respekton nje kod mirkuptimi mes kolegesh, te verteten dhe punen time. Sonila do te jete ne ekran, duke bere jo vetem gazetaren, moderatoren, por edhe punen qe e do e i eshte kushtuar me dashurine e perkore te gjese qe di se e ben me mire se cdo pune tjeter.

Kjo eshte e verteta dhe ekrani, ai qelq i pashpirt figurativisht e realisht eshte gjykatesi i fundit perballe te cilit perulem jo vetem une, nje nxenese e zellshme me llerret perveshur si qindramijra qe duan te behen nje dite te denje, por edhe korifej qe kane ndryshuar boten. Te tjerat sic thote miku im Vasjari, jane proze... Nje dite sekush nga ne gjendet karshi nje padrejtesie ne gjykim, presim nga miqte mbeshtetjen per te kaluar te pamerituaren, ndersa une kujtoj ËILDE-n e shtrenjte: Fali armiqte, asgje nuk i bezids me shume se kaq...Faleminderit te njohur e te panjohur qe komunikoni cdo dite me mua dhe njeri-tjetrin per te bere me te miren per veten, e per kete edhe per te gjithen....

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin