Sonte çmimet e FIFA-s në 'La Scala', Van Dijk, Messi dhe Ronaldo sërish kundër njëri-tjetrit

Sonte çmimet e FIFA-s në 'La Scala', Van Dijk, Messi dhe Ronaldo sërish kundër njëri-tjetrit

Në një nga teatrot më të famshëm të botës, në ‘La Scala’ të Milanos, do të organizohet sonte ceremonia e FIFA-s që do të shpërndajë çmimet për më të mirët e sezonit që lamë pas. Në skemën e famshme sonte duke filluar nga ora 20:30 do të shpërndahen një sërë çmimesh, duke filluar nga ai ‘The Best’. Në garë janë mbrojtësi i Liverpool-it Virgil Van Dijk, i cili pak kohë më parë mori edhe çmimin si lojtari më i mirë i UEFA-s.

Dy rivalët e holandezit padiskutim janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi-n, me këtë të fundit që do të kandidojë edhe për çmimin Puskas, për golin më të bukur. Messi për këtë çmim do të prezantohet me golin e realizuar kundër Real Betis, ndërsa rivalët e tij do të jenë Quintero dhe Zsori.

Përsa i përket çimit ‘The Best’ në kategorinë e femrave në garë do të jenë dy amerikanet të cilat fituan botërorin Megan Rapino dhe Alex Morgan, ndërsa rivale me ta është edhe futbollistja e Lyon-it Lucy Bronze.

Ndërkohë garë do të ketë edhe ndërmjet trajnerëve, ku më i avantazhuari është Jurgen Kloop, gjermani i cili u shpall kampion Europe me Liverpool-in. Rivalët e tij do të jenë Pep Guardiola dhe Pochetino, të tre trajner në ‘Premier League’.

Ceremoninë në ‘La Scala’ do ta drejtojnë prezantuesja e famshme italiane Ilaria D’Amico, njëkohësisht bashkëshortja e Francesco Totti-t, si dhe Ruud Gulit. Ndërkaq përveç çmimeve do të shpallet edhe formacioni më i mirë i vitit, për të cilin kanë votuar 23 mijë futbollistë anëtarë të FIFPro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike