Sonte finalja e Sanremo 2021, pretendent për çmimin e parë Ermal Meta

Sonte finalja e Sanremo 2021, pretendent për çmimin e parë Ermal Meta

Ermal Meta

ITALI- Finalja e edicionit 71-të Sanremos do të transmetohet sonte. Në skenën e Ariston do të performojnë live 26 këngëtarët big, të cilët janë në garë për çmimin e madh.

Fituesi i këtij edicioni të pazakontë që zhvillohet nga data 2 mars, nën zbatim me rregullat për pandeminë COVID- 19 pa publik, do të shpallet sonte në mbrëmjen e drejtuar nga Amadeus dhe Fiorello. Ndërsa, nuk do të mungojnë as artistët të njohur nga bota e muzikës, sportit edhe modës. 

Aktorja Serena Rossi, aktorja edhe këngëtarja Tecla Insolia dhe gazetarja Giovanna Botteri janë tre gratë që do të bashkëdrejtojnë me drejtorin artistik. Lojtari i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, ikona e muzikës pop Achille Lauro dhe edhe e ftuara speciale Ornella Vanoni do të jetë duet me fituesin e Festivalit të vitit 2017 Francesco Gabbani.

Këta edhe të tjera emra të njohur do të shoqërojnë sonte këngëtarët që do të këndojnë në skenën e Ariston, ku mes 26 artistëve big: Annalisa me “Dieci”, Arisa me  “Potevi fare di più”, Gaia me “Cuore amaro” edhe Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”.

E cilësuar nga mediat italiane si një këngë dashurie shumë e thjeshtë dhe poetikja, që shpreh në mënyrë universale gjithçka. Me forcën e thjeshtësisë: Ermal Meta është një nga pretendente kryesorë të çmimit të parë në Sanremo 2021.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e  Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.

Ndërsa, fituesi i  propozimeve të reja është Gaudiano me këngën "Polvere da sparo", të cilën ia dedikon të atit që prej dy vitesh se ka më.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)