Sonte në orën 23:00 do të zhvillohet finalja e dytë e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-3 për Realin, ndërsa Madrid sonte nuk do të ketë në fushë yllin e tij, për shkak se Ronaldo u pezullua me 5 ndeshje pas kartonit të kuq dhe shtyrjes së gjyqtarit në ndeshjen e parë në Barcelonë.
Në prag të ndeshjes, Zidane u shpreh optimist për triumfin, por kërkoi që Barcelona të mos nënvlerësohet, ndërsa komentoi edhe pezullimin e Ronaldos.
”Jam i shqetësuar, jemi shumë të shqetësuar. Nuk do të futem në çështjen e arbitrave por kur e shikon dhe e analizon se çfarë ndodhi, kur e mendon se Cristiano nuk do të luaje 5 ndeshje.
Këtu ndodh diçka, jam i shqetësuar. Ajo që ndodhi, ndodhi, por kur e shikon atë se çfarë ndodhi dhe e ndeshjet që e pezulluan është e tepërt” deklaroi ai.
Barcelona beson se do të bëjë përmbysjen, por në formacion nuk do të ketë as Iniestën duke komplikuar misionin, që thuajse është i pamundur.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com