Sonte në mbrëmje mos humbisni
fenomenin e “Hënës Blu”

Sonte në mbrëmje mos humbisni<br />fenomenin e “Hënës Blu”
“Hëna blu” është fenomeni i radhës astrologjik që pritet të ndodhë mbrëmjen e 31 korrikut.

Ky fenomen ka të bëjë me daljen dy herë brenda muajit të hënës së plotë.

Hera e fundit kur u shfaq hëna e plotë ishte më 2 korrik për tu shfaqur sërish në mbrëmjen e 31 korrikut.

“Hëna Blu” pritet të përsëritet sërish në janar të vitit 2018. Ndërkohë hera e fundit që është shfaqur një fenomen i tillë ka ndodhur në vitin 2012.

Hëna do të marrë një ngjyrë blu, dhe kjo ndodh për shkak të tymit ose pluhurit grimcave që ngrihen në atmosferë, të tilla si ato të shpërthimit vullkanik.

Hëna më e fundit që kishte në të vërtetë një ngjyrë blu ishte në Edinburg, Skoci, në shtator të vitit 1950.

Astronomi Robert Wilson që vëzhgoi ngjarjen arriti në përfundimin se hëna ishte në ngjyrë blu sepse drita e satelitit ishte duke udhëtuar nëpër një rrugë me grimca tymi dhe hiri nga zjarret në pyjet në Alberta, Kanada.

Këto grimca kaluan Oqeanin Atlantik dhe fluturuan mbi Skoci, duke krijuar një spektakël të rrallë.

hena blu


hena blu

hena blu

hena blu

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron