Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 53%, rritje nga 2017-a, 75% kundër opozitës për djegien e mandateve

Report Tv në bashkëpunim me institutin Italian "GPF Inspiring Research" sollën sondazhin  e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix" ishte Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin "Piepoli", aktualisht president i "GPF Inspiring Research". Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Bashkëpunimi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin jep një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës.

Nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. Në rang kombëtar PD nuk lëviz shumë në krahasim me rezultatet e zgjedhjeve 2017, ndërkohë që LSI shënon një rënie të dukshme. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën  3% të votave. Referuar situatës politike, 75% e shqiptarëve janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. 

Përsa i përket zgjedhjeve lokale, balanca politike duket në ekuilibër ose në favor të së  djathtës në Dibër, Durrës dhe Elbasan, natyrisht nëse të gjitha forcat politike opozitare bashkohen  kundër kandidateve  të PS. Por, gjithmonë në bazë  të sondazhit këtë herë PS mund të marrë kështjellën e pamposhtur të demokratëve, Shkodrën por edhe Bashkitë e Kukësit dhe Lezhës, sepse  këtu balanca midis shumicës dhe opozitës  duket në lëkundje në favor të Partisë Socialiste. Përsa i përket Tiranës, PS-ja udhëheq në sondazh me 64-68%, 20-24% votojne PD-në, 8 deri 10% kanë votuar LSI, 0-1 PDIU dhe PR, 1-3% partitë e tjera, teksa 23.8% janë shprehur se janë të pavendosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:59
Zgjedhjet 2019 / Sondazhi i 'GPF' për Report TV në FOTO
Ora 22:47
Gara për Tiranën, sondazhi në Report Tv: 64-68% votojnë PS-në, 20-24% PD-në

Të pyetur se cilën parti do të votonin  në zgjedhjet vendore të Tiranë ku kandidon kryebashkiaku aktual Erion Veliaj  nga 64% deri ne 68% të të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 20% deri në 24% kanë zgjedhur PD, 8 deri 10%  kanë votuar LSI, 0-1 PDIU dhe PR,  1% deri në 3% partitë e tjera, teksa 23.8 % janë shprehur se janë të pavendosur.

Ora 22:43
Gara për Lezhën, sondazhi në Report Tv: 48-52% votojnë PS-në, 33-37% PD-në

Në Lezhe bashki që aktualisht drejtohet nga PD, socialistët në bazë të sondazhit marrin 48% deri në 52% të votave, PD 33% deri në 37% të votave, LSI 10% deri në 12% të votave, PDIU dhe PR marrin 0 deri në 1% të votave përkatësisht, partitë e tjera 2% deri në 4% të votave ndërsa të pavendosur janë 15.8% e votuesve.

Ora 22:40
Gara për Kukësin, sondazhi në Report Tv: 47-51% votojnë PS-në, 41- 45% PD-në

Partia Socialiste sipas sondazhit ka rritje edhe në Kukës, ku PS ka marrë 47% deri në 51% të votave të të anketuarve, PD ka marrë 41% deri në 45% të votave, LSI 4 deri në 6% të votave, PR dhe PDIU 0-1 % të votave, partitë e tjera nga 1% deri në 3 % të votave. Të pavendosur janë 39.2 % të të anketuarve.

Ora 22:37
Gara për Shkodrën, sondazhi në Report Tv: 40-44% votojnë PS-në, 38-42% PD-në

Bashkia e Shkodrës që drejtohet nga të djathtët nëse do të votohej sot sipas sondazhit nga institutit "GPF Inspiring Research" mund të fitohet nga e majta. Konkretisht 40% deri në 44% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Socialiste, 38% deri në 42% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Demokratike, LSI merr 7% deri në 9% të votave, PDIU dhe PR marrin nga 1% të votave, ndërsa partitë e tjera mes të cilat PSD e Tom Doshit marrin 8% deri në 10 % të votave. Janë pikërisht votat e kësaj force politike që mund të japin socialistëve drejtimin e Bashkisë Shkodrës. 7.5% të të anketuarve janë shprehur të pavendosur për votën.

Ora 22:34
Gara për Vlorën, sondazhi në Report Tv: 64-68% votojnë PS-në, 16-20% PD-në

Qytetarët e Vlorës të pyetur nga institutit "GPF Inspiring Research" se cilën parti do të votonin sot për zgjedhjet lokale 64 % deri në 68 % janë shprehur se votojnë pro partisë socialiste, 16 % deri në 20% janë shprehur se votojnë pro Partisë Demokratike,  3% deri në 5 % të anketuarve kanë votuar për LSI, PD ka marrë 6 % deri në 8 të votave PDIU, 1% deri në 3 % PR, 2-4% të votave partitë e tjera. Ndërkohë të pavendosur janë 20.4 % të votuesve.

Ora 22:31
Gara për Korçën, sondazhi në Report Tv: 54-58% votojnë PS-në, 20-24% PD-ja

Në Korcë Bashki që drejtohet aktualisht nga Sotiraq Filo i PS, që pritet të rikandidojë PS merr 54% deri në 58 % të votave, PD merr 20% deri në 24 % të votave LSI 16% deri në 20% të votave, PR dhe PDIU marrin nga 0-1% të votave, partitë e tjera 2% deri në 4% të votave, ndërsa të pavendosur janë 27.6% të votuesve.

Ora 22:28
Gara për Gjirokastrën, sondazhi në Report Tv: 45-49% votojnë për PS-në, 24- 28% PD-në

Qytetarët e Bashkisë Gjirokastër që drejtohet nga Zamira Rami e LSI, 45% deri në 49% e të anketuarve janë shprehur se votojnë Partinë Socialiste, 24% deri në 28% kanë pohuar se votojnë PD, 16 % deri në 20% kanë pritet të votojnë LSI, 0-1 për PDIU dhe 0-1 për PR,7-9% partitë e tjera, ku suporohet të minoritetit marrin nga 7% deri në 9 % të votave.  29.7 % të anketuarve shprehen se janë të pavendosur.

Ora 22:25
Gara për Beratin, sondazhi në Report Tv: PS-ja kryeson me 56-60%, PD-ja 18-22%

Në Berat ku aktualisht kryetar është Petrit Sinaj,  56% deri në 60 % e votuesve janë shprehur se votojnë PS, 18 %  deri në 22%  votojnë PD, 14% deri në 18 % votojnë LSI, 2 % deri në 4 % votojnë PDIU, 0 deri në 2 % PR, partitë e tjera kanë marrë 1 deri në 3 % të votave, ndërsa 39. 6 % janë shprehur të pavendosur se për kë do votojnë.

Ora 22:21
Gara për Dibrën, sondazhi në Report Tv: 29%-33% votojnë PD-në, 28- 32% PS-në

Në Dibër Bashki që drejtohet nga Partisë Socialiste, rezulton se 28% deri në 32% të votuesve janë shprehur se votën do ta japin për këtë forcë politike. Partia Demokratike merr 29% deri në 33% të votave, LSI 10% deri në 14% të votave, PDIU 20% deri në 24% të votave, PR 0-1%, 1 deri në 3-6% të votave partite e tjera, ndërsa të pavendosur janë 13.6% e të anketuarve.

Ora 22:19
Gara për Fierin, sondazhi në Report Tv: 55-59% votojnë PS-në, 24-28% PD-në

Në Fier, bashki që drejtohet nga Armando Subashi të cilin Rama e ka rikonfirmuar si kandidat, 55 deri në 59% janë shprehur se votojnë për PS, 24 deri në 28% për PD,  7 deri në 9% LSI,  4% deri në 6% votojnë PDIU-në 1 deri në 3% PR dhe 1 deri në 3% parti të tjera. 28.4 % të të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë

Ora 22:10
Gara për Durrësin, sondazhi: 50-54% i merr PS-ja, 24-28% PD-ja, 14-18% LSI-ja

Në Bashkinë e Durrësit që drejtohet nga Vangush Dako për që ende PS nuk caktuar një kandidat 50% deri në 54% e të anketuarve nga  institute "GPF Inspiring Research" kanë pohuar se votojnë PS, 24% deri në 28% Partinë Demokratike 14% deri në 18% LSI,  2% deri në 4% kanë votuar për PDIU, 1% deri në 3% për PR dhe 37.5% janë shprehur të pavendosur.

Ora 22:03
Gara për Elbasanin, sondazhi: 39-43% i merr PS-ja, 24-28% PD-ja, 8-10% LSI-ja

Votuesit e Bashkisë Elbasan bastion i PS  të pyetur se cilën parti do të votonin, 39% deri në 43% janë shprehur për PS, 24 deri në 28% janë shprehur se votojnë PD,  8% deri në 10% për LSI, 15% deri në 19% për PDIU, PR-ja 0-2%, 5% deri në 7% për parti të tjera dhe të pavendosur 23.1%

Ora 21:45
Nëse sot zhvillohen zgjedhje të parakohshme, PS-ja fiton me 53% të votave, rritje nga 2017-a

Në kuadër të këtij sondazhi të anketuarit të pyetur se nëse zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të zhvilloheshin sot, 49% deri në 53% e të anketuarve kanë votuar Partinë socialiste, e cila në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Pra kemi një rritje të PS. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, Partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën  3.% të votave.

Ora 21:28
Nga 2013-2019, sondazhi: 67.3% deklarojnë se puna e opozitës nuk ka qenë efikase

67.3% e shqiptarëve mendojnë se puna e opozitës shqiptare nga 2013 dhe deri më sot nuk ka qenë efikase. Gabimi kryesor sipas qytetarëve është fakti se opozita nuk ka qenë e besueshme.

Ora 21:25
69.7% e shqiptarëve vlerësojnë negative punën e Bashës në krye të opozitës

Shumica e shqiptarëve, 69.7% kanë vlerësuar si negative punën e bërë nga Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Ora 21:21
Drejtësia dhe taksat zhgënjimet e shqiptarëve nga qeveria Rama

32.4% e shqiptarëve që kanë vlerësuar negative punën e qeverisë shprehen se kanë mbetur të zhgënjyer; 68.5% thonë në cështjen e drejtësisë, ndërsa më pas vijnë taksat, shëndeti publik dhe lufta kundër korrupsionit.

Ora 21:10
Si ka punuar Edi Rama? Shqiptarët përgjigjen në sondazhin e Report Tv

Kur kanë kaluar dy vite nga mandati i dytë i qeverisë, shqiptarët në sondazhin e publikuar nga Report Tv, vlerësojnë me 39.8% si pozitive punën e kabinetit të Ramës, 26.8% thonë se është mjaftueshëm, ndërsa 32.4% e vlerësojnë negative.

Ora 21:02
Cilin besojnë më shumë shqiptarët Ramën apo Bashën? 47% kundër të gjithëve

Në sondazhin e publikuar nga Report Tv, 47% e shqiptarëve shprehen se asnjë politikan nuk është i sinqertë në deklarimet e tij. Ndërsa nga pjesa tjetër, 30.7% zgjedhin kryeministrin Rama si më të sinqertë në deklarimet publike, 11% Sali Berishën, 5.2% Bashën, 4.7% Metën dhe vetëm 1.4% Kryemadhin.

Ora 20:48
Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë mandatin, 6% pro protestave

Cila do të ishte zgjidhja korrekte për të kaluar krizën politike? Nga sondazhi, 45.5% e shqiptarëve kërkojnë që kryeministri Rama të vijojë detyrën deri në fund të mandatit, 32% janë për një marrëveshje mes palëve, 16.3% janë për dorëheqjen e qeverisë dhe vetëm 6.2% janë pro protestave të opozitës.

Ora 20:37
Sondazhi në Report Tv: 75% e shqiptarëve kundër opozitës për djegien e mandateve

75% e shqiptarëve janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv, 62.8% kanë votuar kundër, plus edhe 12.2% që shprehen se i kuptojnë arsyet, por janë kundër, rezulton se në total 75% janë kundër PD-së dhe LSI-së, ndërsa vetëm 16.7% e mirëpresin vendimin e opozitës.

Ora 20:30
Kush ka ndikuar në gjendjen negative, shumica apo opozita? Cilin fajësojnë shqiptarët

Në pyetjen e parë të sondazhit, pjesa më e madhe, 55.3% u shprehën se gjendja e vendit është negative. Por kush ka ndikuar në këtë gjendje negative, shumica apo opozita? Në pyetjen e dytë, 55.3% e shqiptarëve që thonë negative i japin përgjigje kësaj pyetje

Ora 20:21
Si vlerësohet gjendja aktuale e vendit? Ja si përgjigjen shqiptarët (Sondazhi)

Pyetja e parë që u është bërë shqiptarëve është për gjendjen aktuale të vendit, si e gjykojnë? Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv rezulton se 55.3% janë përgjigjur negative, ndërsa vetëm për 12.8% është pozitive.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 17/04/2019 15:51

    Nje bravo e madhe per Qeverine dhe Z.Edi Rama,perpara dhe suksese ne zgjedhjet e 30 Qershorit,e meritoni plotesisht fitoren.

    Përgjigju
  • Real: 15/03/2019 10:23

    55.3 % shprehen se gjendja ne vend eshte negative thote sondazhi..po si ka mundesi qe po ky sondazh thote se fiton PS zgjedhjet???

    Përgjigju
    • Real trapi: 15/05/2019 20:38

      Po pse po të thoshin pozitive ti do mendoje se ja kalojmë amerikës?

  • beso: 14/03/2019 14:29

    Ketu tek ne,duhet nderruar 9 here populli e 10 here qeveria,e jarebi te bejme hajer...tung

    Përgjigju
  • Tirona: 14/03/2019 11:00

    Bo bo Paska hy FRPD dhe ktu... Po na leni pra ne meq jena komunista t rrejm veten, cdoni ktu e bab

    Përgjigju
  • opioninion: 14/03/2019 08:49

    TE GABUAR KA BERE OPZITA74.% KURSE NE LAJME NE MEDJA 45.%

    Përgjigju
  • opionisti: 14/03/2019 08:47

    negavi eshte opozita 30% perqinde kurse pozitive 100.& ESHTE MAJTA NORMALISH12.&KURSE NUK EDI ESHT1.%

    Përgjigju
  • opioninion: 14/03/2019 08:43

    ne qoftese mbehete vitii tjeter zgjedhje parakoshme 90%fiton ps 20% pd 12%ls G99 8% kursePDI6%te urte MARIN5% komuniste2% perqindeKURSE OPOzita ere 14% vendosja 3%perqinde

    Përgjigju
  • Eliot: 14/03/2019 08:33

    bobo çpropagande qe po behet.... Hajde mashtrime hajde... Po mire mqs PS qenka ne rritje dhe e ka te garantuar fitoren pse nuk ben zgjedhje te parkohshme Rama... PS po mori 50 deputete kete radhe do jete fitorja me e madhe per te....

    Përgjigju
    • Ariu: 15/05/2019 20:40

      Po pse zgjedhje sa herë i ngrihet thumbi gruas te Bashës dhe Monikës do bëjmë ne, apo pak borxhe kemi si shtet të shtojmë dhe ca duke bërë zgjedhje në cdo dy vjet.. Koqe njeri

  • Ops: 14/03/2019 06:57

    Ps eshte e rrezuar jo se duan pd por sepse vjedhja qe po bejne keto ska ndodhur as ne kohen e Saliut, vidh tendera , jep koncensione etj etj, keshtu qe dhe ky sondazh organizohet nga nje vjedhes lekesh dhe marres tenderash eshte i pa besueshem

    Përgjigju
  • eliot: 13/03/2019 23:55

    as që bëhet llaf që mazhoranca është drejt rënies... Opozita e bashkuar kësaj radhe do bëj ndryshimin... Ky drogaxhiu mori fund se ky nuk përfaqëson as PS dhe as popullin por kriminelët në përgjithësi...

    Përgjigju
  • Eri: 13/03/2019 22:44

    Gati 30 % te pa vendosur ose svotojne fare se nuk duan i bie pak si shume kjo eshte alarmante po ata qe jane larguar .Nje gje skuptoj si behen kalkulimet ne Shqiperi se aty votojne vetem 25 perqind e popullsise totale.Pastaj pak e frikshme Shifra 4 milion votues qe u deklarua kohet e fundit duhet pare kjo gje me shume dyshim se shqiperia zyrtarisht ka 3.2 milion banor na na dolen 4 e gjysem tani .Nuk e kuptoj

    Përgjigju
    • Lui: 14/03/2019 10:23

      O Eri, ku e ke degjuar ti te jete thene 4 milion votues?! Aq mund te jene banore (gje qe me duket pak si shume). Kurse me te drejte vote jane rreth 2 milion e 800 mije. Nga keta disa jane jashte, por rezultatojne te regjistruar ende ne Shqiperi, disa te tjere nuk duan te marrin pjese neper votime. Dhe arrijme ne numrin diku te 1 milion e gjysem vota gjithsej. Por fakti qe me tremb mua me shume eshte qe nje perqindje shume e larte jane te pa kenaqur. Dhe kjo eshte alarmante vetem per faktin qe kur jane te pakenaqur nga nje qeveri, cilado qofte, opozita qe duhet te kete pritshmerite e nje alternative me e mire, fatkeqesisht jane me keq... Kjo e ka vrare perfundimisht shprese ne Shqiperi, qe votohet akoma per te keqen me te vogel..

  • usa: 13/03/2019 22:18

    Po normal qe opozita le mandatet. esht sikur ta dish se po luajte ndeshjen do hash 20 gola dhe po e le lojen pa luajtur do humbasesh vec 0-3.

    Përgjigju
    • drini: 13/03/2019 22:51

      koment shume i bukur

  • xreport: 13/03/2019 22:17

    nuk i afrohet te vertetes . ps do fitoje shume me thelle

    Përgjigju
  • Robshi: 13/03/2019 21:23

    Bravo...tani hajde bëni 1 palë të jashtezakonshme ta shihni sondazhin...

    Përgjigju
  • opioninion: 13/03/2019 18:44

    me aferishte50%perqinde fitore ose 90perqindps kurse pd 10 perqind kurse ls2 perqind kurse partite te vogla1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson