Sonte në ring peshat e rënda, Nelson Hysa i përgjigjet ironisë së britanikut: Shpresoj mos ti ikë optimizmi në fundin e ndeshjes (VIDEO)

Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa do të ndeshet sonte në pallatin e sportit të Durrësit ndaj një kundërshtari me shumë eksperiencë si Deny Williams, i cili në boksin profesionist numëron 54 fitore. Anglezi 49-vjeçar numëron fitore edhe ndaj legjendës Mike Tyson, ndërsa është përballur edhe me Vladimir Klitshkon.

“E kam studiuar Nelsonin, është një boksier shumë i mirë dhe mezi po pres që të ndeshem. Do mundohem të ndërthur eksperiencën me moshën për të mposhtur këtë talent të ri,”-u shpreh Deny Williams, boksier.

Gjithsesi optimizmi i britanikut nuk e tremb aspak 38-vjeçarin nga Shkodra.

“Shpresoj që mos ti ikë optimizmi nga fundi i ndeshjes. Jemi në vendin tonë dhe jemi stërvit. E kemi zgjedhur mënyrën se si do boksojmë dhe shpresoj që në fund të jemi ne fituesit,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Ndeshjet e boksit në Durrës do të nisin prej orës 18:00, ndërsa përballja kulminante Hysa-Williams është parashikuar rreth orës 21:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki