Të vërtetat duhen thënë! Duket se kjo shprehje ka qenë një pikënisje për ish-presidentin Bamir Topi për të shkruar librin e tij "Nocturn", (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).
Familja, debati për Tiranën, jeta personale, hyrja në politik, parlamenti, ngjarjet e gërdecit, 21 janari, ngjarjet e Kosovës, hyrja në NATO, etika në politik dhe media. Kjo është struktura e librit autobiografik të ish- presidentit, ku është ndalur të flasë për disa nga çështjet më pikante që kanë ndodhur në Shqipëri në kohën kur ai drejtonte institucionin më të lartë në vend.
Bisedën e tij në "Repolitix" në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga, Topi e ka nisur me një përgjigje për ish-presidentin, Bujar Nishani. Topi e ka quajtur si një reagim vulgar, që nuk bën gjë tjetër veç se konfirmon atë të vërtetë që ai ka shkruar në libër: që janë njohur në një karburant.
"Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç'ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur", shprehet Topi.
Presidenti Bamir Topi është ndalur të flasë për krizën politike në Shqipëri. Sipas Topit, krizat politike në Shqipëri janë gjithmonë për pushtet, por sipas tij skenari është gjithnjë i njëjtë: tensione dhe në fund pazare. Për ish-presidentin, në Shqipëri këtë raste përsëriten pikërisht se ka gjithmonë 'pazare politike' dhe asnjëherë nuk punohet për të parandaluar një krizë, ndryshe nga çfarë ndodhë në vendet e tjera perëndimore.
"Më telefonoi Albano Carrisi, më pyeti çfarë po ndodh. I thashë, po ndodh ajo që bëhet gjithmonë, luftë për pushtet. Kur e sheh nga jashtë është e hiperbolizuar, këtu je i ambientuar. Politika shqiptare nuk kanë bërë përpjekje për të parandaluar gjërat. Ka tension- pazar, tension- pazar. Njerëz të ditur janë jashtë parlamentit. Brenda këtij libri do të gjesh çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, çështjen e pronës", tha Topi.
Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer momentin që ka shërbyer si pikë kthese në marrëdhënien me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha. Sipas tij, ka qenë raporti i KLSH për korrupsionin në rrugën e Kombit në kohën që Lulzim Basha ishte në krye të ministrisë së Transporteve.
"Unë do marr dy institucione dhe kam besim që do kuptohem mirë nga publiki. Sipas Kushtetutës, Kryeprokurorja bëhet me propozim të presidentit dhe miratim të parlamentit. Tek SHISH ndodh e kundërta, propozohet nga parlamenti dhe miratohet nga Presidenti. Erdhi nevoja e zëvendësimit të Kryeprokurorit, Është propozuar kandidatura e Ina Ramës. Për këtë është bërë një bisedë me Berishën, që i kam thënë "kjo është kandidatura, CV, në fund jeni ju që do e vlerësoni, aq më tepër që kishim raporte të mira". Kur dekreti ka shkuar në parlament ka bërë debat publik , Berisha e ka cilësuar si Silvia Konti. Me depozitimin e ish kreu i KLSH e rrugës e Kombit. Problemet kanë filluar të shfaqen këtu. Kur kam shkruar atje jam kontaktuar dhe kam marrë vlerësime shumë të larta për zotin Bahri Shaqiri që të konfirmohet në detyrë në krye të SHISH", u shpreh Topi.
Ish- presidenti Bamir Topi i ka kthyer përgjigje ish-presidentit Bujar Nishani. Nga studio e Repolitix, Topi është shprehur se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.
"Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç'ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur", shprehet Topi.
Ne fakt i besoj te dy!
PërgjigjuSic ishin lodra ne pushtet kan ngel dhe manikine tashi.
PërgjigjuO Bamir te ka ofenduar rende Nishan sakati ha ha ha. Te ka prekur atje ku nuk durohet. Po thuaja Nishanlliut qe kur u bere president haje tek Gjinokastra mbrapa ish ekspozites shqiperia sot ha ha ha dy manekinet e Saliut po i nxjerrin bojen njeri tjetrit ha ha ha cfare gallate me keta burra ha ha ha
PërgjigjuIsh Presidenti mbruhet fort pas maskes serioze te burrit te shtetit. Te lexosh e recitosh Kisingerin nuk do te thote te jesh. Dhe per qartesim: (Drejtori i) SHISH nuk propozohet nga Parlamenti, por nga Kryeministri.
Përgjigju