Boksi shqiptar përjeton këtë të shtunë një nga netët më të rëndësishme të historisë së tij. Për herë të parë, një boksier shqiptar do të përballet me një nga emrat më të mëdhenj të peshave të rënda në botë.
Në Xhedah të Arabisë Saudite, duke nisur nga ora 22:00, Kristian Prenga do të ngjitet në ring përballë ish-kampionit të dyfishtë të botës, Anthony Joshua. Britaniku konsiderohet favorit, por për Prengën kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës dhe një moment historik për boksin shqiptar.
"E di që shumica më shohin si inferior. Kjo më motivon edhe më shumë. Në ring nuk hyj për të bërë figurë të mirë, por për të fituar", është shprehur më herët Prenga.
I lindur në Orosh të Mirditës, Kristian Prenga e nisi karrierën profesioniste në vitin 2016. Ai numëron 20 fitore, të gjitha me nokaut, dhe vetëm një humbje. Në tetor të vitit 2024 mposhti amerikanin Joey Daëejko, ndërsa në shkurt të këtij viti siguroi duelin me Joshua pasi nokautoi Joe Jones që në raundin e parë.
Në anën tjetër të ringut do të jetë Anthony Joshua, kampion olimpik në Londër 2012 dhe ish-kampion i unifikuar i botës në peshat e rënda. Gjatë karrierës ai ka mposhtur emra të njohur si Ëladimir Klitschko, Joseph Parker dhe Alexander Povetkin, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të boksit modern.
Për Joshua-n, kjo ndeshje është një hap drejt përballjes së shumëpritur me Tyson Fury. Për Kristian Prengën, një fitore do të ishte arritja më e madhe e karrierës dhe do ta fuste shqiptarin mes emrave më të rëndësishëm të peshave të rënda.
"Në ring nuk hyj për të bërë figurë të mirë, por për të fituar", ka thënë më herët Prenga.
Në Xhedah, sonte nuk do të ngjitet në ring vetëm Kristian Prenga. Në atë duel do të jetë edhe një moment historik për sportin shqiptar, me shpresën që flamuri kuqezi të shkëlqejë në një nga skenat më të mëdha të boksit botëror.
Pas ndeshjes me Kristian Prengën, Anthony Joshua do të përballet në ring me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Tyson Fury, një ndeshje e pritur prej kohësh.
Komente







