Sonte Shqipëri-Moldavi, priten 4 ndryshime në formacion. Historia në favor të kuqezinjve

Sot në orën 20:45 Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e katërt në Grupin H eliminator të Europianit kundër Moldavisë, në një sfidë ku fitorja është detyrim, sidomos pas humbjes 3 ditë më parë ndaj Islandës. Në prag të takimit trajneri Edy Reja ka paralajmëruar ndryshime në formacion, ku sipas të gjitha gjasave Mavraj do të zë vendin e Dermakut në qendër të mbrojtjes.

Ndërkohë pothuajse të sigurta janë disa ndryshime në mesfushë, ku nga minuta e parë priten të jenë Kaçe dhe Aliji, ndërsa në sulm Sadiku pritet të mbështet nga Uzuni.

Aktualisht shanset e Kombëtares për kualifikim janë të pakta, duke parë që kuqezinjtë duhet të luftojnë me Francën për vendin e dytë. Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur tre herë në të kaluarën, teksa në dy sfida kuqezinjtë janë shpallur fitues, ndërsa një tjetër është mbyllur në barazim. Në Elbasan drejtësi do të vendosin një katërshe gjyqtarësh nga Finlanda, me kryesor Ville Nevalainen.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)