/ ATSH / - Sopranoja e njohur nga Mitrovica, shqiptarja Elbenita Kajtazi, do të ngjitet sot në mbrëmje në skenën e"Deutsche Oper Berlin" në shfaqjen e titulluar "Don Carlo" .
Vepra e Giuseppe Verdit, opera me 4 akte, me libret nga Joseph Méry dhe Camille Du Locle, mes emrave të njohur të kastit si Giacomo Prestia(në rolin e Mbretit Philip të Spanjës), Rolando Villazon (në rolin e Don Carlos), Etienne Dupuis (në rolin e Markezit Rodrigo) etj, ka përfshirë edhe talentin shqiptar të muzikës lirike Elbenita Kajtazi.
Don Carlo
Vetë sopranoja e cila prej kohës po punon në Berlin, është shprehur se Don Carlo është një nga operat e saj të preferuara.
"Në skenë do të jem sonte bashkë me këngëtarët e mëdhenj të skenës operistike botërore, dhe ndjehem me fat që nga përvoja dhe profesionalizmi i tyre mësoj jashtëzakonisht shumë", shprehet artistja në adresën e sajë zyrtare në rrjetin social facebook.
Në shoqërimin e "Orchester der Deutsche Oper Berlin", dhe "Chor der Deutsche Oper Berlin", shfaqja e sotme që do të ngjisë në skenën Gjermane sopranon e njohur Elbenita Kajtazi, do të mbahet për publikun edhe në datat 26 prill(ora 18:00), 30 prill (ora19:00) dhe 3 maj (ora 18:00) .
/Shqiptarja.com