Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit deri në daljen e rezultati! Pjesëmarrja e madhe , rezultati të pritet me qetësi e durim

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca e cilësoi një ditë të madhe për demokracinë ditën e sotme ku tha se pjesëmarrja ishte e madhe në votime. Ai tha se ekipet e BE do të ndjekin procesin e numërimit dhe se rezultati të pritet me qetësi e durim duke respektuar  vendimmarrjen e zgjedhësit.

"Ishte një ditë e gjatë e filluam në orën 07:00 në Tiarën dhe e mbyllëm po sërish në Tiranë. Kemi qenë në Tiranë, Peqin, Elbasan, Kavajë, Durrës. Përveç disa problemeve që janë hasur që janë të pakta për aparatet e identifikimi elektronik, administrata zgjedhore ka funksionuar mirë. Ekipet e BE që vëzhguan zgjedhjet do të vëzhgojnë edhe procesin e mbylljes së votimit. Të gjithë informacionin që kemi mbledhur do ja kalojmë OSBE/ODIHR për të bërë raportin paraprak nesër. mbyllja e votimit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore është vetëm fillimi i procesit. Komisioni i qendrave të votimit do të kryejnë procesin e tyre, por ne do të vijojmë me vëzhgimin e numërimit deri kur të kemi një rezultat. Personalisht mendoj se ishte një ditë e mirë për demokracinë dhe pash shumë qytetarët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit dhe e ndjenë përgjegjshmërinë e tyre për të hedhur votën në kutitë e votimit. Është e rëndësishme që të jemi të qetë dhe të presim me durim rezultatin dhe të tregohet respekt për rezultatin e zgjedhjeve dhe të kemi këtë qetësi që kemi pasur deri tani", tha Soreca.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë