Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha në një intervistë për 'Euronews' se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori i vitit 2018. Soreca deklaron se pretendimet e njëpasnjëshme të opozitës po shqyrtohen.
Ai shton se opozita ka publikuar përgjime dhe të tjera materiale që duken kompromentuese. Soreca shprehet se opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit. Ambasadori i bën thirrje për bashkim të të gjitha partive që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt BE-së.
"Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë.
“I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin", thotë Soreca për Euronews.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 1190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Demush Shasha: Kokëfortësia e dilemës evropiane
19 Dhjetor, 21:02
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
-
BE-ja angazhohet për integrim konkret për vendet e rajonit
14 Dhjetor, 22:00
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor, 11:49
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54