TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka drejtuar një mesazh palëve politike në Shqipëri përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai u ka bërë thirrje që të gjejnë konsensus politik, në një kohë kur Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.
"Moment kritik", e cilëson Soreca, për pasoja ambasadori vë theksin te bashkëpunimi me palëve për të çuar përpara vendin drejt integrimit Europian.
"Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar", shkruan Soreca.
Ky reagim vjen një ditë pas lajmeve që kanë qarkulluar në disa portale online e Holanda ka bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE. Lidhur me këtë lajm reagoi ditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili tha se përfaqësues të Holandës kanë vlerësuar punën e Shqipërisë në reformat e kryera.
"KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë, kam pasur me kolegë të tjerë deputetë shqiptarë dhe përfaqësuesë një video-konferencë online me parlamentin holandez, me Komitetin për Çështjet Europiane. Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim", tha më herët Balla.
Ndërkohë, tre ditë më parë, lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me Skype me Presidentin e Këshillit të Europës Charls Mishel, ku ky i fundit vlerësoi progresin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe shtoi se mezi po pret konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e negociatave.
-
Nuk jane politikane o Soreca... por nje tufe horrash qe kane kapur peng te ardhmen e ketij vendi... nuk te mjaftojne britmat qe bejne ne studio televizive per te kuptuar sa politikane jane??
Përgjigju -
Z. Ambasador,si nje ish prokuror ligjzbatues kohe me pare,populli shqiptar kerkon tjeter reagim Tuajin dhe te EU. Pyetja qe cdo shqiptari i rreh si çekiç ne koke eshte:Kur do filloj ndeshkimi i krimineleve qe jane ne pushtet prej gati tridhjet vjetesh??? Kete kerkon te shohe ky popull i masakruar 500 vjet nga Turqia,gati 50 vjet nga diktatura e proletariatit dhe gati 30 vjet nga kelyshet me te korruptuar e bastarde te komunizmit te Katovices. Mjaft me perralla!
Përgjigju -
Mister Soreca, sa here qe nuk i shkojne punet mire rames ne euroope, del ti dhe thua qe shqiperia po ben hapa para. duke se dhe ti po ben hapa para, duke mbushe xhepat nga mbrapa
Përgjigju-
Ti o molje edhe ata si ty nuk jan per eu ...po mir ini ne shpell me sali kriminelin
-
-
Me Flamur Noken Shqipnia shkon ne Evropi me Efvin Ramin shkon ne Siri
Përgjigju-
Edhe ti me keq se ceni...shko ne shpell mir ini atje. .ju dhe sali krimineli...
-










Komente
Komento