Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i tha sot kryeministrit Edi Rama se tashmë 'topi është në fushën tuaj' për të vijuar me reformat që kërkohen nga Brukseli përpara konferencës ndërqeveritare.
Ai kërkoi që palët, qeveria, opozita dhe presidenti të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. Soreca u bëri thirrje palëve që të brenda javëve që vijnë të gjendet marrëveshja për reformën zgjedhore.
"Topi është në fushën tuaj. Çelësi është bashkëpunimi me institucionet e tjera. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë pasi duhet të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë mundur. Bashkëpunim me presidentin dhe opozitën që reforma në drejtësi të vazhdojë.
Reforma zgjedhore po diskutohet mes palëve. Në javët në vijim të gjendet kompromis që të gjitha palët të gjejnë balancën, ekuilibrin që të miratohet dhe të zbatohet sikur e dimë nga përfundimet e këshillit të BE-së" tha ai.
Por çfarë mendon Lulzim Basha? Ai u pyet sot nga gazetarët nëse kishte pasur presion nga ndërkombëtarët që të rikthehej në tryezën e Këshillit Politik, por e mohoi duke akuzuar më pas socialistët.
"Absolutisht jo, PS nuk është e interesuar për reformën zgjedhore. Ka nga fillimi i punës që platformave tona u përgjigjet me deklarata boshe dhe cinike, shpresoj që ti vendosë gishtin kokës Edi Rama dhe të lejojë përfundimin e reformës, sipas kërkesave të opozitës, bazuar te gjetjet e OSBE-së, ndryshimi politik është i pashmangshëm" tha Basha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58